Greqia zhvilloi ditën e sotme zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, zgjedhjet të cilat u fituan nga Demokracia e Re dhe rrjedhimist Qirjako Mitsotakis do të jetë kryeministrit i ri i Greqisë.
Në një reagim për mediat, kryeministri i ri i Greqisë Mitsotakis, falenderoi të gjithë mbështetësit dhe të gjithë ata që i besuan atij dhe forcës politike që ai drejton.
Gjatë fjalës së tij ai premtoi se do të jetë Kryeministri i të gjithë grekëve, pa bërë dallime.
“Nesër do të jetë një ditë e re për të gjithë Greqinë. Të bashkuar le të shkruajmë historinë tonë. Dua të falenderoj të gjitha ata që besuan tek ne dhe premtoj se unë do të jem Kryeministrit i të gjithë grekëve”, tha, ndër të tjera, Mitsorakis.









