Në Kuvendin Rinor Kombëtar të Partisë Socialiste ka folur edhe Edjon Maliqi. Ai ka renditur disa nga arsyet përse mbështet PS-në, duke e lidhur më shumë me perspektivën turistike të krijuar në qytetin e tij, Përmet. Në fund të fjalës së tij, është ngritur nga vendi edhe kryeministri Edi Rama duke e duartrokitur. Shihni videon më poshtë të publikuar nga ministrja Mirela Kumbaro.