• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

UNHCR: Kriza humanitare në Afganistan sapo ka filluar

30/08/2021
VOA: Grupi i parë prej 250 afganësh mbërrin brenda javës në Shqipëri, me organizimin do të merret një anëtar i kabinetit Rama

Kriza humanitare në Afganistan sapo ka filluar, ka thënë Komisionari i Lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi. Paralajmërimi vjen derisa mijëra njerëz po largohen nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin më 15 gusht dhe pritet të formojnë qeverinë e tyre.

Përmes një deklarate, Grandi përsëriti thirrjet që vendet të mbajnë kufijtë e hapur dhe të “ndajnë përgjegjësinë për këtë situatë humanitare”. Irani dhe Pakistani tashmë strehojnë 2.2 milionë refugjatë afganë. Javën e kaluar, Agjencia për Refugjatët e Kombeve të Bashkuara tha se deri në 500.000 afganë mund të largoheshin deri në fund të vitit.
Grandi e bëri këtë kërkesë një ditë pasi Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se fëmijët afganë janë “në rrezik më të madh se kurrë”.
“Ne e dimë se disa partnerë po konsiderojnë shkurtimin e ndihmës për Afganistanin. Kjo është shumë shqetësuese”, thuhet në deklaratë.
UNICEF-i ka vlerësuar se nëse vazhdon një situatë e tillë, një milion fëmijë nën 5 vjeç në Afganistan do të vuajnë nga kequshqyerja e rëndë, e cila vë në rrezik jetën e tyre. Ndërkohë, mbi 4 milionë fëmijë, përfshirë 2.2 milionë vajza, kanë mbetur jashtë shkollave dhe rreth 300,000 fëmijë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera po përshpejtojnë përpjekjet e tyre për të evakuuar qytetarët afganë dhe shtetasit e tyre nga aeroporti i Kabulit, teksa afati i 31 gushtit për tërheqjen e trupave nga Afganistani po afrohet. Disa shtete të NATO-s, përfshirë Francën, kanë njoftuar se kanë përfunduar misionet e evakuimit.
Evakuimet kanë vazhduar edhe pas një sulmi vetëvrasës pranë aeroportit të Kabulit, përgjegjësinë e të cilit e mori grupi Shteti Islamik. Nga ky sulm u vranë rreth 170 persona, përfshirë edhe 13 ushtarë amerikanë. Në kundërpërgjigje të këtij sulmi, më 28 gusht, SHBA-ja tha se ka vrarë përmes një sulmi me dron në lindje të Afganistani, dy anëtarë të këtij grupi që besohet se kanë qenë të përfshirë në sulmin pranë aeroportit të Kabulit.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al