Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër ka hapur një tender me vlerë relativisht të lartë. Janë rreth 100.4 milionë lekë të vjetra që do të shpenzohen për “Blerje pajisje e instrumenta Laboratorike” për Laboratorin e Arkeologjisë dhe Restaurimit. Marrëveshja për hapjen e këtij programi studimi në ciklin Master, u nënshkrua në prill 2017 mes Universitetit të Gjirokastrës dhe Universitetit të Maceratës në Itali.
©argjiroja.net