Qyteti i gurtë i UNESCO-s mirëpriti në fundjavë eventin “Urban DownHill”.
Pjesë e garës ishin rreth 50 çiklistë nga Shqipëria si dhe përtej kufijve. Organizimin pjesmarrësit e shfrytëzuan për të kërkuar më shumë mbështetje për të tilla evente.
Ishin të shumtë të rinjtë që iu bashkuan “Urban DownHill”, por mes garuesve u pa vetëm një vajzë.
“Më duket goxha e guximshme dhe tani jam goxha e emocionuar për pjesën e garës.”
Kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi, tha se përmes të këtyre aktiviteve Gjirokastra do të afrojë më tepër vizitorë.
Fitues i çmimit të parë u shpall i riu nga Kosova Miridon Vllasaliu, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë u ngjitën dy çiklistë nga Maqedonia e Veriut.