Edhe pse rreth ndodhet pak metra larg qendrës së Përmetit, banorët e lagjes “Varosh” kalojnë çdo ditë në një rrugë në gjendje të keqe. Vështirësia më e madhe është gjatë stinës së vjeshtës e dimrit për shkak të reshjeve.
Siç shihet në pamjet që një prej banorëve ka dërguar te Argjiroja.net kalimi nuk është një sfidë e lehtë as për këmbësorët dhe as për automjetet.
Banorët bëjnë thirrje që bashkia të ndërhyjë për sistemimin e këtij segmenti. Shihni pamjet më poshtë.