• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Urdhëri i prerë i Ramës: Sekuestroni makinat luksoze të të ‘fortëve’

30/08/2017
Urdhëri i prerë i Ramës: Sekuestroni makinat luksoze të të ‘fortëve’

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar sot Policinë e Shtetit dhe të gjitha strukturat që janë duke bashkëvepruar me të për të luftuar kanabizimin e vendit, që të fillojnë goditjen e aseteve, pasurive, makinave luksoze, llogarive bankare, të rrjeteve dhe grupeve kriminale shqiptare brenda dhe jashtë vendit, që i kanë përfituar ato nga kultivimi dhe trafiku i kanabisit. Rama këmbënguli në sekuestrimin e automjeteve që “sfidojnë inteligjencën e çdo njeriu që ka sytë në ballë”, siç u shpreh ai.

Pas raportimit të ish-Zv.kryeministres teknike si kryetare e Task Force dhe të drejtuesve të Policisë, Rama mori fjalën dhe tha se pas fazës së parë të operacioni kundër drogës, pakësimit deri në 25 herë të kultivimit dhe trafikut të kanabisit, të nisë goditja e pasurive, makinave luksoze, llogarive bankare të çdokujt që nuk ka një burim të qartë të kësaj pasurie. që i bën karshillëk me jetesën e tij komunitetit të ndershëm që e fiton jetesën me punë.

NGA FJALA E RAMES:

Kultivimi i kanabisit është ulur me herë dhe ky rezultat spektakolar ka nxitur edhe përfshirjen e vetë BE-së me një fond mbështetjeje për zgjatjen me 1 muaj të kohës së fluturimeve për kontrollin e territorit. Ky është një sukses shumë i rëndësishëm por edhe një shembull shumë kuptimplotë sesa shumë mund të bëjë Policia e Shtetit dhe sa shumë mund të bëhet nëpërmjet bashkëveprimit të agjensive ligjzbatuese.

Pra, tani kjo qaje duhet çuar tek asetet kriminale.

Fakti që Policia nuk merret më me prerje bimësh, por me imponimin e ligjit është një mësim i madh entuziast dhe sukses në planin kombëtar që duhet parë vetëm si një hap, jo si e gjithë lufta që duhet të bëjmë për të hequr jo Shqipërinë nga harta e vendeve që kultivojnë dhe janë vende origjine të kanabisit, por një hap i parë për të kuptuar sesa shumë mund të bëhet në këtë drejtim.

Burimet financiare të konsiderueshme të krijuara, tek lidhjet e krijuara brenda dhe jashtë vendit nga rrjtet dhe grupet kriminale dhe goditja e shkatërrimi i tyre nuk mund të kuptohet pa goditjen e aseteve të tyre. Dhe kjo është pjesa e rëndësishme. Pra, çrrenjosja e kësaj fare të keqe nga territori i vendit nuk mund të konsiderohet i plotësuar.

Ndaj Policia, SHISH, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Doganat, tatimet të intensifikojnë veprimet për të organizuar në mënyrë profesionale të gjithë këtë burim informacioni për të intensifikuar përpjektet e përbashkëta edhe me partnerët për të gotur këto rrjete dhe organizata. Të kalojë në skaner të hollësishëm, pasuria e çdokujt që nuk ka një burim të qartë pasurie: çdo biznes çdo makinë luksi që i bën karshillëk të rinjve tanë që duan punën dhe komunitetit të ndershëm, me automjete që sfidojnë inteligjencën e çdo njeriu që ka sytë në ballë. Kjo është lehtësisht e verifikueshme.”

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al