• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Urdhri i Bashkisë Sarandë: Ndalohen betonieret dhe çekiçat, qetësi absolute nga ora 2-5 pasdite dhe pas orës 9 të mbrëmjes

22/06/2021
Investimi drejt fundit, shihni si duket lungomare e Sarandës (FOTO)

Bashkia e Sarandës ka miratuar ditën e sotme një urdhër për disiplinimin e orareve të punës në qytet duke filluar nga data 1 korrik, duke vendosur në plan të parë qetësinë e turistëve. Do të ndërprehet veprimtaria e mjeteve të rënda të ndërtimit, si: çekiçë, fadroma, betoniera etj., që nga fillimi i korrikut deri më 30 shtator 2021.

Intervali prej orës 14:00-17:00 dhe pas orës 21:00 të çdo dite, konsiderohet orar pushimi dhe ndalohet çdo lloj punimi që gjeneron zhurmë.

VENDIMI I PLOTË

🔴 Ndërprerjen e veprimtarive të mjeteve të rënda të ndërtimit, si: çekiçë, fadroma, betoniera etj., në të gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, duke filluar nga 1 korrik deri më 30 shtator 2021,

Përjashtohen:

▪️ Rastet e proceseve operacionale që nuk mund të ndërpriten, ose kur mosrealizimi i tyre krijon pasoja financiare nga moszbatimi i kontratave dhe veprimtaria e operatorëve të kontraktuar nga Bashkia për punë publike.

▪️ Rastet e mësipërme lejohen vetëm me autorizim të veçantë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Intervali prej orës 14:00-17:00 dhe pas orës 21:00 të çdo dite, konsiderohet orar pushimi dhe ndalohet çdo lloj punimi që gjeneron zhurmë, në ambiente publike, private apo familjare dhe që bëhet burim shqetësimi për banorët.

🔴 Orari i veprimtarisë dhe muzikës në ambientet e bareve, restoranteve dhe njësive akomoduese, si dhe njësive të tjera të kësaj kategorie, do të jetë në përputhje me Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave, Nr. 23, datë 26 maj 2021, neni 3, pika a, duke reflektuar rast pas rasti ndryshimet sipas urdhërit të Ministrit të Brendshëm për këtë çështje.

🔴 Ngarkohet për zbatimin e këtij Urdhëri, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Policia Bashkiake dhe IVMT.

🔴 Urdhëri Nr. 69, datë 11 qershor 2020, “Për disiplinimin e orareve të punës dhe mënyrës së funksionimit të njësive të shërbimit, tregtisë dhe veprimtarive të tjera, në mjedise publike e private”, shfuqizohet.

🔴 Ky Urdhër hyn në fuqi më 1 korrik 2021 dhe shpallet në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë, për t’u bërë i njohur nga publiku.

Related Posts

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës
Kryesore

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni
Kryesore

SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

22/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)
Kryesore

Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)

20/09/2026
Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë
Kryesore

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sfidë e vështirë, jam i kënaqur (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Arsenal, gati rinovimi i kontratës së trajnerit

22/09/2026
Nations League, kombëtarja kuqezi vijon stërvitjen

Nations League, kombëtarja kuqezi vijon stërvitjen

22/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al