• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Urdhri i ri i Arta Markut, ‘shpëton’ Prokuroria e Gjirokastrës

21/01/2018
SKANDALI/ Prokuroria e Gjirokastrës dhe Sarandës ruhen nga firma e Klement Balilit

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, ka nxjerrë një urdhër të brendshëm, i cili ndërpret të gjitha emërimet e komanduara brenda organit të akuzës. Ky urdhër vjen pas dy javëve intensive në Prokurori, ku janë shkarkuar krerët e prokurorive në rrethe, që ishin të komanduar nga paraardhësi, Adriatik Llalla. Burimet thonë se, brenda muajit janar nuk do të ketë asnjë prokuror të komanduar brenda organit të akuzës.

“Panorama” mëson se argumenti i Markut për ndërprerjen e komandimeve është tejkalimi i afatit katërmujor të tyre. Janë plot 30 prokurorë të komanduar, që do të preken nga ky urdhër. Ndërkohë, 6 drejtues prokurorish të komanduar janë shkarkuar dhe në vend të tyre janë caktuar emra të tjerë. Në ditët në vazhdim pritet që të ketë lëvizje edhe për 24 prokurorë të tjerë, që mbeten të komanduar në detyrat e tyre, qoftë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe qoftë në ato të rretheve.

Ata do t’u rikthehen detyrave që kanë pasur, të përcaktuara sipas Këshillit të Prokurorisë. Vetë Kryeprokurorja, në një takim me gazetarët, pati paralajmëruar se ndryshimet do të vazhdojnë në organin e akuzës, në kuadër të reformimit të institucionit dhe procesit të vetingut. Vetëm dy ditë më parë, Marku firmosi ngritjen e dy sektorëve të tjerë brenda Prokurorisë së Përgjithshme, i pari, ishte Sektori për Hetimin e të Miturve dhe i dyti, Drejtoria e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo drejtori kishte një vit që kishte pushuar së punuari. Përmes saj, do të kontrollohet puna e të gjithë prokurorëve gjatë proceseve hetimore. Në total, janë 350 të tillë që punojnë për organin e akuzës në Shqipëri./panorama

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë ndodh pas largimit të Prodës. Si do të zgjidhet drejtori i ri

Çfarë ndodh pas largimit të Prodës. Si do të zgjidhet drejtori i ri

02/03/2026
Nuk u pagoi mbi 20 mijë euro rroga punonjëseve në parukeri, pranga biznesmenit të njohur

Nuk u pagoi mbi 20 mijë euro rroga punonjëseve në parukeri, pranga biznesmenit të njohur

02/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al