Carlos Alcaraz i ka dhënë lamtumirën US Open-it pas një sfide spektakolare në çerekfinale, ku u mposht 3-2 nga amerikani Ben Shelton. Ndeshja zgjati 4 orë e 28 minuta dhe përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit në Nju Jork, me Shelton që triumfoi pas një beteje të fortë të vendosur në tie-break-un e setit të pestë.
Për Shelton, aktualisht numri 7 në botë, kjo është hera e dytë që arrin në gjysmëfinalen e turneut amerikan. Në katërshen e fundit ai do të përballet me bashkëkombësin Frances Tiafoe, i cili eliminoi Alex Michelsen 3-2 në një tjetër duel maratonë.
Në turneun e femrave, numri 1 në botë, Aryna Sabalenka, siguroi një vend në gjysmëfinale pas fitores 2-1 ndaj Linda Noskovës. Bjellorusja vuajti përballë tenistes çeke, por arriti të fitonte të dyja setet e vendosura në tie-break.
Gjysmëfinaliste është edhe amerikania Jessica Pegula, e cila përmbysi Emma Navarron 2-1. Pas humbjes së setit të parë, Pegula reagoi duke fituar dy setet e ardhshme dhe rikthehet kështu në gjysmëfinalen e US Open pas dy vitesh.






