• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vajza, mos u lidhni me “të fortin” me lekë, ndryshe pasojat janë të rënda!

02/03/2023
Vajza, mos u lidhni me “të fortin” me lekë, ndryshe pasojat janë të rënda!

Nga Rudina Xhunga

Për pak ditë festojmë 8 Marsin. Në ditën e parë të marsit në Tiranë vdiqën 3 gra dhe ndërkohë luftojnë për jetën dy të tjera.

Një burrë 40-vjeçar, që hynte e dilte nga burgu, qëlloi mbi 5 gra. Njëra prej të cilave po lufton për jetën është nëna e fëmijëve të tij. I njëjti njeri në 2007-ën ka vrarë gruan e parë duke e qëlluar me thikë në zemër.

Është futur në burg dhe ka dalë nga burgu, ka gjetur një grua tjetër. Pra për burra që vrasin gruan, paska gra akoma. Paska gra që duan t’i martojnë, t’i shtojnë, të bëjnë fëmijë me ta, të qëndrojnë me ta, që besojnë tek ata.

Ta quaj naivitet? Nuk e di çfarë emri t’i vë. Por është faj. Dhe ka pasoja. Më vjen keq për gruan mbi të cilën qëlloi burri i saj, por më keq më vjen për motrën e saj që vdiq.

Vdiq se motra i solli në familje një psikopat, një mostër. Po ashtu dhe nusja e vëllait të saj. Çfarë faji kishte ajo e mjere qe vdiq sot, pa u bere dot nene?

Në këto anë, gratë po dashurohen shumë shpesh me kriminelët, me krimin, me drogën, me të fortin, me të ligun. Epo kur ushqehesh me Big Brother nuk do këndosh Traviaten.

Ushqimi që hamë është mizerje dhe këtë mizerje do prodhojë. Drejtësia në këtë vend nuk është drejtësi. Pse është i lirë ky njeri? Vrau gruan e parë me thike në zemër dhe del nga burgu???

Po këtu drejtësia vonon, kështu që mbase duhet ta shpejtojmë ne duke kthyer në qelinë bosh, njeriun që liroi këtë njeri, njeriun që paguhet të bëjë drejtësi dhe mbolli masakër me këtë vendim. Kush e liroi vrasësin serial ka vendin në burg!

Dy janë arsyet e para që analizon kur mëson për një masakër të tillë; drejtësinë e padrejte këtij vendi dhe mungesën e edukimit të vajzave të këtij vendi, që gjithmonë e më shumë i gjen si vitrinë dhe viktima të krimit.

Vajza, mos e bëni këtë kurrë, vetëm vetë mund t’ia dilni! Vrasësi të vret, krimineli të bën kriminele, nuk të bëjnë të pasur, as të bukur, as të famshme.

E vetmja që ndryshon jetën tënde je ti, bëhu e zonja e vetes! Këtë ia kam thënë vetes gjithë jetën dhe ia them çdo vajze; bëhu e zonja e vetes!

Related Posts

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026
“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Deputeti grek: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin. Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej
Kryesore

Pas ndryshimeve në qeveri, Rama “shkund” partinë, zbardhet agjenda e asamblesë së PS

20/03/2026
Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut
Kryesore

Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Puthi me zor Brikenën në buzë, reagojnë familjarët e banores: Mateo…

Puthi me zor Brikenën në buzë, reagojnë familjarët e banores: Mateo…

21/03/2026
“Çfarë mëkati humbja ndaj Anglisë, nuk e merituam”, Sylvinho për Play Off: S’mendoj për rivalët, ky grup shkon larg

LIVE Konferenca për Shtyp e Sylvinho-s/ “Kam përzgjedhur lojtarët që më kanë bindur më shumë”, tekniku brazilian: Jemi rritur shumë këto 3 vite

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al