Një histori dashurie në vitin 1926 mes një djali italian dhe një vajze nga Gjirokastra, ka rikthyer në qytetin e gurtë 75-vjeçarin Renato Akile. Ai ka zgjedhur të kalojë këto ditë ditë vjeshte në vendlindjen e nënës së tij teksa po punon për formimin e pemës gjenealogjike.
Në një rrëfim për Tv Gjirokastra, i moshuri tregon kohën e komunizmit kur mezi ishte lejuar të hynte në Shqipëri, për të takuar gjyshen nga nëna.
Babai i tij kishte ardhur në Shqipëri në vitin e largët 1926 per elektrifikimin e qytetit. Aty u dashurua me nënë e tij, asokohe 15 vjeç. Çifti italo-shqiptar u transferua në Romë në vitin 1946.
©argjiroja.net