Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasen D. H., 42 vjeçe, banuese në Sarandë. Sipas Policisë, arrestimi i saj është bërë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj. Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.









