• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vaksina antiCovid AstraZeneca do t’i nënshtrohet një vlerësimi të ri global

27/11/2020
VOA: Vaksina e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit është e përshtatshme për shpërndarje të shpejtë në të gjithë globin

Vaksina e universitetit të Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike AstraZeneca do t’i nënshtrohet një prove të re globale, sepse kritikët vunë në dyshim pretendimin se mund të mbronte deri në 90% të njerëzve kundër koronavirusit. Të enjten, John Bell, profesori i mjekësisë në Oksford dhe këshilltari i qeverisë britanike, hodhi poshtë idenë se provat e mëparshme nuk ishin kryer ose raportuar siç duhet. Ai u shpreh se shpreson te rishikimi i të dhënave nga kolegët pas publikimit të tyre në revistën mjekësore Lancet gjatë fundjavës.
Analistët në SHBA janë të mendimit se kjo vaksinë nuk do të licencohet kurrë në SHBA dhe përkrahin idenë se kompania u përpoq të “zbukuronte” rezultatet. Megjithatë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka kërkuar Agjencisë Rregullatorë të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), organi që licencon vaksinat në Britani, të fillojë procesin e miratimit për fazën e parë të vaksinimit. Kërkesa për prova të reja të efektivitetit të vaksinës erdhi pasi AstraZeneca dhe universiteti i Oksfordit pranuan të mërkurën një gabim në prodhimin e vaksinës së tyre, gjë që ngriti pikëpyetje në lidhje me rezultatet paraprake të vaksinës eksperimentale kundër Covid-19.
Sipas të dhënave, grupi i vullnetarëve që mori një dozë më të ulët  ishte më i mbrojtur sesa vullnetarët që morën dy doza të plota. Në grupin e dozave të ulëta, tha AstraZeneca, vaksina duket të jetë 90% efektive. Në grupin që mori dy doza të plota, vaksina ishte 62% efektive. Të kombinuara, prodhuesit e ilaçeve thanë se vaksina duket të jetë 70% efektive. Oxford/AstraZeneca u bashkuan me Covax, programin e drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shpërndarjen e vaksinave në të gjitha vendet dhe ka bërë marrëveshje me prodhuesit në vendet e tjera. Vaksina e Oksfordit u pa si më e përshtatshmja për vendet në zhvillim, për shkak të çmimit të ulët dhe faktit që mund të ruhej në frigorifer. Por aksionet e Astrazeneca-s kanë rënë më shumë se 6% pas situatës së shkaktuar.

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

25/04/2026
U fut nga stoli dhe i dhuroi fitoren Tiranës në derbi, heroi Alvarez: Forca ime është që të…

U fut nga stoli dhe i dhuroi fitoren Tiranës në derbi, heroi Alvarez: Forca ime është që të…

25/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al