• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vaksina e Oksfordit nxit imunitet tek të moshuarit

19/11/2020
Vaksina kundër Covid-19 nuk do të jetë e detyrueshme në Mbretërinë e Bashkuar

Vaksina kundër koronavirusit e Universitetit të Oksfordit ka nxitur imunitet tek të moshuarit prej 60 deri 70 vjeç, duke rritur shpresat se mund të mbrojë grupmoshat më të rrezikuara nga virusi. Studiuesit thonë se testimet e fazes së dytë, bazuar në 560 vullnetarë, janë “inkurajuese”. Ata po testojnë gjithashtu nëse vaksina ndalon njerëzit të zhvillojnë COVID-19, një provë e fazës së tretë. Rezultatet e hershme nga kjo fazë e rëndësishme priten në javët e ardhshme. Tre vaksina, ajo e Pfizer-BioNTech, Sputnik dhe Moderna, kanë raportuar tashmë të dhëna të mira paraprake nga provat e fazës së tretë. Njëra prej tyre tha se vaksina e saj është efektive deri në 94% te personat mbi 65 vjeç. Britania e Madhe tashmë ka porositur 100 milionë doza të vaksinës së Oksfordit, të prodhuara nga AstraZeneca, 40 milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe pesë milionë të vaksinës së kompanisë Moderna.

Sfida me zhvillimin e një vaksine kundër COVID-19 është që të nxisë trupin për të luftuar kundër virusit, pa marrë parasysh sa vjeç është dikush. Për shkak se të moshuarit kanë sistem më të dobët të imunitetit, kjo nënkupton se vaksinat nuk priren të funksionojnë ashtu si funksionojnë te të rinjtë. Këto rezultate të provave nga Universiteti i Oksfordit sugjerojnë se kjo mund të mos jetë problem. Ato tregojnë se të moshuarit e moshës 56-69 dhe mbi 70 kishin një përgjigje të ngjashme imune sikur ata moshës 18-55. Më herët drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se, vetëm vaksina nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur pandeminë e koronavirusit të ri.
“Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t’i zëvendësojë ato”, tha Ghebreyesus në një takim të Këshillit Ekzekutiv të OBSH-së. Prandaj, ai bëri thirrje që masat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, të tilla si testimi, karantina dhe monitorimi i kontakteve, të mos shfuqizohen para kohe./REL/

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reagime të ashpra në rrjet pas daljes së klipit të ri të “The Devil Wears Prada 2”

Reagime të ashpra në rrjet pas daljes së klipit të ri të “The Devil Wears Prada 2”

25/04/2026
Frenon Real Madrid, i ndal edhe Betis, titulli në La Liga çështje kohe, Arbeloa kapet me arbitrin (VIDEO)

Frenon Real Madrid, i ndal edhe Betis, titulli në La Liga çështje kohe, Arbeloa kapet me arbitrin (VIDEO)

25/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al