• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vaksinimi në SHBA, Biden: Kemi porositur 200 milion doza nga Moderna dhe Pfizer

12/02/2021
Vaksinimi në SHBA, Biden: Kemi porositur 200 milion doza nga Moderna dhe Pfizer

Presidenti Biden të enjten kritikoi programin e vaksinimit kundër koronavirusit që ai e trashëgoi nga paraardhësi i tij, Donald Trump, dhe u bëri thirrje amerikanëve që të kenë durim ndërsa ai përpiqet ta përmirësojë atë.
Ai tha se programi ishte në një “gjendje shumë më të keqe” se sa e kishte menduar.
“Ne nuk do të rregullojmë të gjitha gjërat menjëherë, por do t’i rregullojmë ato”, tha ai në komentet që bëri në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Bethesda të Merilendit.
“Ndërsa shkencëtarët bënë punën e tyre në zbulimin e vaksinës në një kohë rekord, paraardhësi im nuk e bëri punën e tij për t’u përgatitur për sfidën masive të vaksinimit të qindra miliona amerikanëve”, tha Presidenti Biden.
 
 
Zoti Biden tha se qeveria amerikane ka nënshkruar një kontratë për 100 milionë doza të tjera vaksinash kundër Covid-19 me kompaninë Moderna dhe një tjetër për 100 milionë doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.
“Ne kemi blerë vaksina të mjaftueshme për të injektuar të gjithë amerikanët”. Ai tha se Shtetet e Bashkuara, që kanë rreth 330 milionë banorë, janë në rrugë të mirë për të realizuar 300 milionë vaksinime deri në fund të korrikut.
Presidenti Biden vizitoi Laboratorin e Patogjenezës Virale në kompleksin e gjerë të Institutit Kombëtar të Shëndetit, në periferi të Uashingtonit që krijoi vaksinën kundër Covid-19 të prodhuar tani nga Moderna dhe që po shpërndahet në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Ai pritet të vizitojë edhe ekipin e studiuesve dhe shkencëtarëve të agjencisë, të cilët po studiojnë ilaçet për trajtimin e koronavirusit dhe sëmundjeve të tjera të rrezikshme.
Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur për të tejkaluar objektivin e Preisdentit Biden për të administruar 100 milionë doza vaksine në 100 ditët e tij të para në detyrë, me më shumë se 26 milionë tashmë të realizuara në tre javët e tij të para në detyrë. Ndërkohë, Presidenti Biden po ndërmerr masa për të hequr pengesat në procesin e furnizimit dhe për t’u siguruar që vendi ka mjaft vaksina aktuale me dy doza për të mbrojtur 300 milionë amerikanë deri në fund të verës.
Presidenti Biden tha se para se të fillonte punën administrata e tij nuk e dinte se kishte probleme të mëdha logjistike në shpërndarjen e vaksinës.
“Në mësuam se kishte një problem logjistik gjigand për ne. Ne nuk kemi patur qasje në të dhënat për këtë problem gjatë periudhës së tranzicionit. Ne kishim përshtypjen se kishte më shumë vaksina në dispozicion”, tha Presidenti Biden.
Ritmi i vaksinimit mund të rritet më tej nëse një vaksinë e tretë e koronavirusit nga prodhuesi i ilaçeve Johnson & Johnson merr miratimin për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
Laboratori i Patogjenezës Virale drejtohet nga Dr. Barney Graham, ekipi i të cilit bëri zbulime kritike vite më parë që hodhën bazat për zhvillimin e shpejtë të vaksinës kundër Covid-19 dhe vaksinave të tjera. Para se të shpërthente pandemia, një nga kolegët e zotit Graham, Dr. Kizzmekia Corbett, kishte përdorur zbulimet e mëparshme për të zhvilluar një vaksinë për virusin MERS, që ka ngjashmëri me Covid-19.
Me ndihmën e zbulimeve të tyre të mëparshme, Corbett dhe Graham kishin një fillim të mirë kur shkencëtarët kinezë ndanë hartën gjenetike të koronavirusit të ri në janar të vitit 2020. Ata tashmë dinin se si të prodhonin proteina thumbuese, të cilat mbështjellin sipërfaqen e koronavirusit të ri dhe atë të virusit MERS, që kishin qëndrueshmëri të mjaftueshme për t’u përdorur si përbërës kryesor të vaksinës.
Brenda disa ditësh, Instituti Kombëtar i Shëndetit i kishte dhënë udhëzime kompanisë Moderna për të krijuar doza të vaksinës, dhe Corbett dhe kolegët e saj filluan të krijonin laboratorin kryesor dhe të bënin testimin e vaksinës tek kafshët që në fund i hapën rrugën zhvillimit dhe prodhimit të vaksinës kundër Covid-19.
/VOA

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Marotta në 360 gradë: Tani të fitojmë Kupën e Italisë, vitin tjetër kompetitiv edhe në Champions

Marotta në 360 gradë: Tani të fitojmë Kupën e Italisë, vitin tjetër kompetitiv edhe në Champions

04/05/2026
Chivu flet si kampion: Unë në historinë e Inter-it? Kam qenë edhe më parë…

Chivu flet si kampion: Unë në historinë e Inter-it? Kam qenë edhe më parë…

04/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al