• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vaksinohen punonjësit e policisë në Gjirokastër, ministri Çuçi: Procesi përfundon pas disa ditësh në gjithë vendin, ngushëllime familjeve të efektivëve që humbën betejën nga Covid (VIDEO)

06/04/2021
Vaksinohen punonjësit e policisë në Gjirokastër, ministri Çuçi: Procesi përfundon pas disa ditësh në gjithë vendin, ngushëllime familjeve të efektivëve që humbën betejën nga Covid (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ishte në Gjirokastër për të parë nga afër procesin e vaksinimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, i cili po kryhet tashmë në të gjithë vendin. Gjatë një komunikimi me mediat, ai vlerësoi rëndësinë e këtij momenti për të gjithë efektivët, të cilët kanë qenë në krye të detyrës që prej mbylljes së parë për shkak të pandemisë e deri për zbatimin e kufizimeve të vendosura nga qeveria. Ministri Çuçi shprehu ngushëllimet për familjet e 29 efektivëve që kanë humbur jetën për shkak të Covid 19.

“Më në fund po bëjmë edhe këtë hap shumë të rëndësishëm për një trupë e cila ka qenë gjatë gjithë kohës së pandemisë në krye të detyrës, sidomos në periudhën e parë ku do duhej që respektoheshin gjithë masat e mbylljes, por edhe më vonë pastaj për masat e tjera të kufizimeve. Jam shumë i kënaqur që këtu vaksinimi po ecën normalisht. Nuk ka pasur asnjë refuzim asnjë komplikim. Besoj brenda dy ditëve e gjithë trupa e policisë në Gjirokastër do të vaksinohet. Në të gjithë vendin ky proces po ecën mjaft mirë. Deri më tani janë vaksinuar rreth 4500 punonjës policie që janë vaksinuar. Shumë shpejt do të mbarojë ky proces kaq i rëndësishëm për këtë trupë për të cilën duhet të kemi një respekt të veçantë sidomos në kohëra të tilla të fatkeqësive natyrore. Me këtë rast i shpreh edhe njëherë ngushëllimet të 29 familjeve të efektivëve të policisë që kanë humbur jetën për shkak të Covid 19”, tha ministri Çuçi.

Vaksinimi i punonjësve të Policisë së Shtetit pritet të përfundojë në të gjithë vendin brenda disa ditësh. Procesi nisi 3 ditë më parë në qendrën e madhe pranë stadiumit “Air Albania”. Qendra të tjera janë ngritur në mbarë vendin në mënyrë që procesi të jetë i shpejtë dhe konform gjithë standardeve.


Related Posts

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë
Kryesore

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

15/08/2026
Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë
Kryesore

Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

14/08/2026
Prej dy vitesh jeton në spitalin e Përmetit, historia e trishtë e Durim Elmazit: Njërën këmbë e ka të prerë!
Kryesore

Prej dy vitesh jeton në spitalin e Përmetit, historia e trishtë e Durim Elmazit: Njërën këmbë e ka të prerë!

14/08/2026
Selenica drejt shkrirjes si bashki, Rama shkon në festën e Vajzës, batuta me të pranishmit
Kryesore

Selenica drejt shkrirjes si bashki, Rama shkon në festën e Vajzës, batuta me të pranishmit

14/08/2026
Kryetari i Bashkisë së Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i ndërprenë fjalën
Kryesore

Kryetari i Bashkisë së Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i ndërprenë fjalën

14/08/2026
SPAK hap garën për 40 hetues në BKH, kriteret dhe afati i aplikimit
Kryesore

SPAK hap garën për 40 hetues në BKH, kriteret dhe afati i aplikimit

14/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Immobile thotë mjaft, lë futbollin e luajtur

15/08/2026
Zyrtare, Inter bëhet me “krahë”, operacion 35 milionë euro

Zyrtare, Inter bëhet me “krahë”, operacion 35 milionë euro

15/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al