Vangjel Tavo do të marrë sot zyrtarisht detyrën e kryetarit të Bashkisë Himarë. Në një seancë të posaçme në Këshillin Bashkiak, pritet që ai të betohet dhe të nisë kështu mandatin që fitoi në zgjedhjet e 4 gushtit. Të pranishëm në këtë mbledhje do të jenë edhe përfaqësues të lartë Partisë Socialiste, përfshi drejtuesin politik të qarkut Vlorë, Bledi Çuçi. Tavo u emërua si prefekt i Vlorës fillimisht nga Edi Rama dhe më pas u nominua për të qenë kandidati i PS në Himarë. Ai fitoi me mbi 1 mijë vota përballë rivalit të opozitës, Petro Gjikuria. ©Argjiroja.net