Për të dytën herë brenda dy ditësh deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, ka reaguar lidhur me problemin e disa çarjeve në murin e Kalasë së Gjirokastrës. Sot ai publikon foton e disa të rinjve të LSI-së, të cilët mbajnë në duar një banderolë ku shkruhet ‘Mbroni kalanë, mbroni identitetin e Gjirokastrës’.
“APEL Ministrisë së Kulturës! Mbroni Kalanë. Mbroni identitetin e Gjirokastrës. Sot, edhe rinia gjirokastrite i bën apel Ministrisë së Kulturës të reagojë e të marrë menjëherë masa ndaj rrezikut që i kanoset Kalasë, simbolit të historisë dhe krenarisë së kësaj treve, muret e së cilës janë krisur e po rrënohen edhe nga lagështia. Mbroni Kalanë pasi çdo gurë i saj ka një histori për të treguar, çdo murë i saj rrëfen heroizmin dhe identitetin ndër shekuj të Gjirokastrës. Indiferenca është faj historik ndaj këtij qyteti e mbarë kombit tonë”, shkruan Tavo në faqen e tij në Facebook.
©ArgjiroLajm.net