• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vangjel Tavo, heshtja për përmbytjet në Gjirokastër dhe takimi i ‘fshehtë’ në Dropull

08/12/2017
Vangjel Tavo: Dua që dikush nga Gjirokastra të shkruante një libër për mua. Ilir Meta njeriu me më shumë vizion

Deputeti i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo u ‘shfaq’ sot befas në faqen e tij në Facebook, teksa shpërndau një urim me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë. Një nga ato urimet e zakonshme që politikanët i bëjnë shpesh për inerci, por edhe sepse kështu këshillohen nga njerëzit që e njohin marketingun polik. Por në këtë rast, tjetër gjë bën përshtypje. Vangjel Tavo përcjell urim për Ditën Kombëtare të Rinisë, ndërsa nuk ka dhënë asnjë mesazh solidariteti për apokalipsin që përfshiu Gjirokastrën. Në faqen e tij në Facebook, por as në mediat lokale nuk gjen asnjë reagim të tij për situatan e vështirë që kaloi qarku ku ai është zgjedhur deputet.

Mbase jo me patjetër të dilte edhe ai me çizme e mushama mes shiut e tufanit, por të paktën dy fjalë në Facebook mund t’i shkruante. Edhe një postim i tillë ka simbolikën e vet, qoftë për t’i dhënë kurajo ekipeve të emergjencave apo njerëzve që ishin në vështirësi. Nuk ndodhi dhe arsyen e vërtetë s’e dimë. Por ky rast shërben për të kuptuar se si në kohë fushate politikanët bëjnë çmos për t’u dukur të gjendshëm për qytetarët dhe sapo zgjedhjet mbarojnë, ata thjesht largohen duke shijuar në qetësinë e vet benefitet e pushtetit që u ka dhënë populli. Patjetër që ky është edhe rasti i Vangjel Tavos, ndonëse burime të ArgjiroLajm.net thonë se ai kishte qenë në Dropull para disa ditësh.

Por thjesht pati një takim me njerëzit e vet të shkarkuar rishtaz nga administrata, por edhe ata që rezistojnë ende, të cilëve u komunikoi të ‘kalitin durimin’ sepse pritet të ketë zgjedhje të parakohshme në muajin mars. Është thjesht një përpjekje për të mbajtur të bashkuar grupin e tij, aq më tepër kur është fjala për LSI-në, elektorati i së cilës nuk është aq solid sa i dy partive të mëdha, PD-së e PS-së. Por përtej kësaj, ajo që i habiti të gjithë, madje edhe njerëzit e tij besnikë, ishte heshtja e Tavos për përmbytjet në Gjirokastër dhe bastionin e tij, Dropullin. Heshtja është thjesht një shkujdesje e tij apo fshihet diçka tjetër pas? Ç’të ketë ndodhur vallë?

©ArgjiroLajm.net

Related Posts

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025
Zjarr brenda dhe jashtë Parlamentit/ Merr flakë fibra e transmetimit të Kuvendit
Kryesore

Zjarr brenda dhe jashtë Parlamentit/ Merr flakë fibra e transmetimit të Kuvendit

18/12/2025
Kaos në Kuvend, mazhoranca voton rendin e ditës mes flakadanëve
Kryesore

Kaos në Kuvend, mazhoranca voton rendin e ditës mes flakadanëve

18/12/2025
Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Selena Gomez: Viti që kaloi ishte më i bukuri i jetës sime

Selena Gomez sqaron fansat: Ja pse zëri im nuk është më si më parë

18/12/2025
Faji prindëror, dështimi nga “përkëdhelja” dhe rruga drejt tragjedisë: çfarë doli në dritë për Nick Reiner

Faji prindëror, dështimi nga “përkëdhelja” dhe rruga drejt tragjedisë: çfarë doli në dritë për Nick Reiner

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al