I braktisur nga të gjithë dhe me fare pak mundësi për t’u rizgjedhur deputet, Vangjel Tavo tani merret edhe me zyrat elektorale të kundërshtarëve të vet politik. Teksa publikon një video nga jashtë zyrës elektorale të kandidatit për deputet të PS-së, Bledi Çuçi, Tavo shprehet i shqetësuar për këto shpenzime në kohë pandemie. Ja cfarë shkruan ai.
“Miliona e miliona lekë për zyra elektorale të “Rilindjes.” A nuk keni turp? A nuk keni ndërgjegje? Në këtë kohë krize të thellë e pandemie shpenzoni dhjetra milionë lekë vetëm për fushatë? A e dini ju sa i kushton trajtimi një familje me një të prekur me COVID? A e dini që ka familje që nuk përballojnë dot jetesën dhe zor se e mbyllin muajin me ushqime. Njerëzit e thjeshtë po vuajnë ndërsa ju shpërdoroni më kot e talleni me nevojtarët. Turp të keni që shpërdoroni paratë e njerëzve të thjeshtë që sot po vuajnë më shumë se kurrë nga papërgjegjshmëria juaj’, shkruan Tavo.