Nga Vangjel Tavo
Pas shkrimit që ne bëmë një ditë më parë ku evidentuam heshtjen e Tritan Shehut dhe Vangjel Tavos për nisjen e vaksinimit në Gjirokastër, ish-deputeti i LSI-së ka reaguar sot. Tavo e quan fyerje nisjen e vaksinimit dhe qeverinë qesharake.
Reagimi i tij i plotë
Qeveria e papërgjegjshme e “Rilindjes” fyen inteligjencën e banorëve të Gjirokastrës. 78 vaksina për Gjirokastrën. Për 39 persona, pasi duhen dy doza për person. Kë fyeni me këtë skandal që e shisni si arritje? Duhet të ishin vaksinuar të gjithë mjekët e vendit, pensionistët dhe të sëmurët kronik. Po fyeni inteligjencën e banorëve të Gjirokastrës. Mjekëve u thuhet të shkojnë e të vaksinohen në Vlorë dhe qarkun e lanë në rënie të lirë duke u kthyer në bombë biologjike. Qeveri qesharake, e papërgjegjshme dhe malinje. Shpenzon qindra miliona euro për afera korruptive dhe PPP dhe nuk kujdeset për qytetarët e thjeshtë. E vetmja qeveri në botë që të ardhurat publike nuk i vuri në përdorim në luftën kundër pandemisë por për propagandë e projekte 3D. Edhe pak ditë dhe “Rilindja” shporret. Shëndeti publik dhe lufta ndaj pandemisë do jetë prioriteti i punës së qeverisjes së re.