Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar në protestën e sotme me një bluzë të veçantë. Kryemadhi ka risjellë në protestë të gjithë aktorët e mëdhenj që kanë luajtur në Teatrin Kombëtar, që u shemb ditën e djeshme.
Në bluzën e saj janë stampuar figurat e: Naim Frashërit; Sandër Prosit; Sulejman Pitarkës; Kadri Roshit; Marie Logorecit; Drita Pelingut; Violeta Manushit; Liza Vorfit; Prokop Mimës; Bujar Lakos; Agim Qirjaqit dhe Marika Kallamatës.
I pranishëm në protestë ishte edhe Vangjel Tavo, ish-deputeti i LSI-së në qarkun Gjirokastër. Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.