• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vangjel Tavo vazhdon avazin: Të përsëriten zgjedhjet në qarkun Gjirokastër, sidomos në Dropull

18/05/2021

Nga Vangjel Tavo

Masakra zgjedhore e 25 prillit

Të dhënat e pajisjeve PEI për qarkun Gjirokastër ku rezulton se shenjat e gishtërinjve të 14 personave janë përdorur për identifikimin e 74 zgjedhësve. 14 persona kanë votuar 74 herë ose mesatarisht 5 herë/secili. Gjithashtu KZAZ Nr. 82, qarku Gjirokastër për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit Nr. 4. Numërues i parë është shtetasi Thanas Andrea Kuremeno (PS). Ky shtetas rezulton se është futur në Shqipëri nga Greqia, pas datës 19 prill kur u vendos karantinimi anti-kushtetues, anti-demokratik dhe i qëllimshëm për të sabotuar zgjedhjet për periudhën 2-javore i personave që vinin nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Sikurse edhe e kallëzuara në prokurori Eftalia Mihal Beshiri (PS) e cila figuron anëtare e QV ndërkohë që ka hyrë në Shqipëri nga Greqia pas datës së vendosur për karantinim.

Si pasojë e këtij plani diskriminues numri i votuesve në Dropull u përgjysmua nga 5745 në zgjedhjet e vitit 2017, në 2956 më 25 prill 2021. Duke ndikuar kështu ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës. Sipas Kodit Zgjedhor këto shkelje të dëshmuara duhet të rezultojnë në përsëritjen e zgjedhjeve, sidomos në Bashkinë Dropull pasi urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar shtetasit të votojnë pak ditë para zgjedhjeve e duke e anulluar atë menjëherë pas zgjedhjeve ishte një diskriminim i qëllimshëm anti-kushtetues dhe në shkelje të drejtave të njeriut për shtetasit shqiptarë me banim në Greqi, dhe kryesisht shtetasve të minoritetit grek, dhe banorëve të Dropullit.

Ky diskriminim ndaj minoritetit grek dhe Dropullit nuk ka ndodhur as gjatë viteve të diktaturës. Për këtë akt të paprecedentë ndaj minoritetit grek dhe shtetasve shqiptarë me banim në Greqi janë informuar instancat më të larta të BE, KE dhe OSBE për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, të drejtave të njeriut, komisionerët e BE, euro-deputetët, dhe të gjitha instancat përkatëse. KAS dhe KQZ të tregohen të paanshme dhe t’u shërbejnë drejtësisë, ligjit dhe Kodit Zgjedhor.

Related Posts

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping
Kryesore

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë
Kryesore

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026
Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë

13/11/2026
Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027
Kryesore

Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027

13/11/2026
Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra

13/11/2026
Sarandë, tregu plot, por s’ka kush t’i blejë (VIDEO)
Kryesore

Ligji i varfërisë: Pse shqiptarët shpenzojnë 3 herë më shumë se europianët për ushqim

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

13/11/2026
Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al