Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali pasi një nënë shqiptare humbi jetën pasi ra nga kati i katërt i një ndërtese. Ngjarja ndodhi në rrugën “Duino” të Spezia-s, dhe 28-vjeçarja ka lënë pas një fëmijë vetëm 1 vjeç.
Në momentin që ra, ajo po varte rrobat në ballkon, dhe humbi ekuilibrin. E reja shqiptare jetonte prej vitesh në Itali. Fillimisht, policia mbërriti në vendin e ngjarjes me idenë se ishte vetëvrasje, por kjo hipotezë u braktis menjëherë. Sipas hetuesve, gjasat më të mëdha janë ato të një rënie aksidentale. Burri që ishte në punë u thirr menjëherë.
Djali nuk ishte i pranishëm në banesë në momentin e ngjarjes së rëndë. Gruaja, identiteti i të cilës nuk është bërë i njohur, vdiq menjëherë. Sipas hetuesve, dera ishte e mbyllur nga brenda, një detaj që mbështet tezën e aksidentit dhe nuk kemi të bëjmë me një vrasje të mundshme.









