• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vdekje e mistershme, gjendet pa jetë në garazh shoferi i Fatmir Xhafës. Zyrtarisht flitet për vetëvrasje

30/06/2018
Vdekje e mistershme, gjendet pa jetë në garazh shoferi i Fatmir Xhafës. Zyrtarisht flitet për vetëvrasje

Një ngjare e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë. Shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është gjetur i vdekur në garazhin e makinës në Gardën e Republikës. Shkëlzen Qordja, 31 vjeç punonte prej kohësh si shofer i Xhafës. Pak orë pas ngjarjes, ka reaguar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Policia e Shtetit dhe SHÇBA, të cilat thonë se dyshohet që i riu të ketë bërë vetëvrasje me armën e shërbimit. Nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha është shprehur se shoferi është vrarë për larje hesapesh. Më poshtë deklarata zyrtare e tre institucioneve për ngjarjen e rëndë.  

Policia e Shtetit është njoftuar nga Garda e Republikës, rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës, është gjetur i pajetë gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përbërje oficerë të Policisë Gjyqësore ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të kriminalistikës dhe hetues të SHÇBA-së. 

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda. Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit. I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Related Posts

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)
Kryesore

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

11/07/2026
Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave
Kryesore

Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

11/07/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurit

11/07/2026
Reagon Gaz Bardhi: Vëllai i Olsit foli shumë, por s’tha asgjë
Kryesore

4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

11/07/2026
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kryesore

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11/07/2026
Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Kryesore

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

11/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Interi “sakrifikon” Kristjan Asllanin, marrëveshja me rivalët e Seria A vlen të paktën 20 milionë euro

Interi “sakrifikon” Kristjan Asllanin, marrëveshja me rivalët e Seria A vlen të paktën 20 milionë euro

12/07/2026
Wimbledon/ Linda Noskova shpallet fituese, mund në finale 2-1 bashkëkombasen e saj Muchova-n

Wimbledon/ Linda Noskova shpallet fituese, mund në finale 2-1 bashkëkombasen e saj Muchova-n

12/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al