Një bujtinë e re është hapur në Libohovë. Për inagurimin e saj ishte e pranishme edhe ministrja e Turizmit e Mjedisit, Mirela Kumbaro.
“Në pragun e kalasë së Shanisasë, përballë liqenit të Doftisë, në një nga pikat më piktoreske të Libohovës, hap dyert “Bujtina Kalaja”, dikur një shtëpi banimi të cilën djali i shtëpisë i rikthyer nga Gjermania, me guxim dhe vizion e ktheu në një vatër mikpritjeje që zbulon sekretet e ëmbla të Libohovës”, shkruan Kumbaro në videon e publikuar prej saj.
Teksa promovon këtë investim të ri, Kumbaro fton vizitorët të vijnë në Libohovë. ©Argjiroja.net