• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vende të lira pune në shtet, ja si të aplikoni

05/12/2017
Vende të lira pune në shtet, ja si të aplikoni

Institucionet e pavarura dhe disa nga degët e qeverisë kanë planifikuar rekrutimin e dhjetra punonjësve të rij, në pozicione të ndryshme, për vitin 2018. Shërbimi Informativ Shtetëror, për vitin 2018, ka planifikuar zgjerimin e organikës me 33 punonjës shtesë. Numri i ri i punonjësve është pranuar nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare me anë të një raporti, i cili është miratuar nga Parlamenti. Për SHISH është miratuar edhe një fond prej 2 milionë euro shtesë, për blerjen e sistemit për grumbullimin dhe analizimin e informacionit.

Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht numrin e punonjësve shtesë për secilin institucion, duke iu referuar raporteve të miratuara nga organet e Kuvendit, për buxhetin e institucioneve të pavarura dhe ministrive. 

Gradës së Republikës, për vitin 2018, i janë shtuar 50 punonjës. Rritja e numrit të punonjësve të Gardës është miratuar nga Komisioni i Ekonomisë, Ministria e Financave dhe Parlamenti.

Organika e Ministrisë së Drejtësisë do të zgjerohet me 25 punonjës. Referuar raporteve, numri i punonjësve është konfirmuar nga Komisioni i Ligjeve dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Financave.

Prokuroria e Përgjithshme

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar 58 punonjës shtesë. Kjo kërkesë as nuk është  miratuar as nuk është refuzuar nga Kuvendi, por do të shqyrtohet në një periudhë të mëvonshme, për shkak se ky institucion është në proces ndryshimesh për shkak të veprimit të Reformës në Drejtësi.

Kontrollit të Lartë të Shtetit i janë shtuar 5 punonjës, ndërsa Autoritetit të Konkurrencës, 4 punonjës. Shkolla e Magjistraturës ka planifikuar 4 punonjës shtesë, një pedagog dhe tre persona staf i brendshëm. Numri i punonjësve është konfirmuar nga Kuvendi. Organika e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për vitin 2018, do të zgjerohet me 3 punonjës shtesë, numri ky i miratuar nga Kuvendi dhe Ministria e Financave. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka kërkuar 5 punonjës shtesë, por Komisioni i Ligjeve i ka miratuar katër punonjës.

Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish­Sigurimit të Shtetit ka kërkuar 40 punonjës shtesë, sipas strukturës së miratuar nga Kuvendit. Ky organ aktualisht ka vetëm 20 punonjës nga 60 që parashikon struktura. Pas diskutimesh, Komisioni i Ligjeve ka lënë të hapur mundësinë e shtimit të numrit të punonjësve me anë të një akti normativ.

Organet e tjera Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor ka kërkuar dhe planifikuar 72 punonjës shtesë, 20 ndihmësgjyqtarë, 20 koordinatorë me publikun dhe 32 sekretare/nëpunës gjyqësorë. Komisioni i Ekonomisë ka pranuar vetëm 5 punonjës shtesë. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar dhe planifikuar për vitin 2018, 10 punonjës shtesë. Ndërsa për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, është miratuar një fond prej4 milionë lekë për orët shtesë të grupit të punës për zbatimin e Vetingut, pra që do të merren me kontrollin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al