• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vendet më të mira për të rritur fëmijët

14/02/2023
Vendet më të mira për të rritur fëmijët

Kushtet ekonomike, vështirësitë në gjetjen e një pune, cilësia e arsimit apo sistemi shëndetësor janë disa nga faktorët pse njerëzit largohen nga vendlindja e tyre. Megjithatë, së fundmi, familjet e reja po zgjedhin të zhvendosen në shtete që konsiderohen idele për rritjen e fëmijëve. Sipas analizave të kryera nga ekspertë të organizatës Unicef, këto janë pesë shtetet më të mira për fëmijët.

Japonia

Japonia renditet në vendin e parë sa i takon shëndetin fizik, duke pasur vdekshmërinë më të ulët në botë të fëmijëve, si dhe numrin më të vogël të atyre që vuajnë nga obeziteti. Në raportin e fundit të Unicef-it, Japonia renditet e dyta për “botën rreth fëmijës” – një kategori që përfshin aspekte si hapësirat e gjelbra, siguria në trafik dhe nivelet jashtëzakonisht të ulëta të ndotjes së ajrit ose ujit.
Japonia është gjithashtu një nga vendet më të sigurta për familjet. Shkalla e përgjithshme e vrasjeve është 0.2 për 100.000 banorë. “Fëmijët shkojnë vetë në shkollë që nga mosha gjashtëvjeçare. Ata marrin autobusin, trenin ose ecin në këmbë në mes të Tokios”, thotë një banore vendase. Përveç shëndetit dhe sigurisë, Japonia ka gjithashtu një nga sistemet arsimore më të mira në botë, duke u renditur në vendin e 12-të midis 76 vendeve dhe rajoneve.

Estonia

Ndonëse nuk është në krye të renditjes së përgjithshme të Unicef-it, Estonia vlerësohet për një numër të madh faktorësh. Fëmijët janë të ekspozuar shumë pak ndaj ndotjes së ajrit, ndotjes akustike apo pesticideve. Ka hapësira ​​të shumta të gjelbra dhe fëmijët argëtohen në parqe e kënde lojërash që gjenden pothuajse në çdo lagje.
Një nga pikat më të forta të vendit baltik është sistemi arsimor. Shkollat punojnë shumë me fëmijët për t’i mësuar në shkenca ekzakte, arte, por dhe në aftësitë teknologjike. “Tashmë që në kopshte, ka robotë, tableta inteligjentë, të gjitha të përdorura si pjesë e të mësuarit bazuar në lojë”, tha Anne-Mai Meesak, punonjëse në Ministrinë e Arsimit. Estonia, gjithashtu, ka disa nga politikat më bujare për prindërit e rinj sa i takon pushimeve vjetore dhe paketave ekonomike.

Spanja

Sipas Unicef-it, Spanja ka nivelin më të ulët të fëmijëve që sëmuren për shkak të ndotjes së ajrit ose ujit. Pavarësisht se ka politika të dobëta për sa i përket shërbimeve sociale, arsimore dhe shëndetësore, gjithsesi, fëmijët në Spanjë kanë mirëqenie të lartë. Ata dallojnë për aftësitë sociale, artistike dhe akademike. Vendi renditet i treti për mirëqenien mendore të fëmijëve dhe i katërti për aftësitë akademike dhe sociale, ndërsa shkalla e vetëvrasjes së adoleshentëve është thuajse inekzistente.

Finlanda

Finlanda, e cila renditet e pesta në raportin më të fundit të Unicef-it, konsiderohet vendi ideal sa i takon hapësirave të gjelbra dhe cilësisë së ajrit. Është gjithashtu një nga vendet me performancën më të mirë në botë për sa i përket arsimimit dhe aftësive matematikore të fëmijëve. Shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve të grupmoshës nga 5 deri në 14 vjeç është një nga më të ulëtat në botë, më pak se gjysma e asaj në SHBA. Përgjithësisht, fëmijët mësohen që në moshë të vogël të jetojnë në një marrëdhënie të ngushtë me natyrën, duke luftuar kështu ankthin dhe depresionin. Megjithatë, shpesh prindërit i tremben në Finlandë dimrit të errët dhe të ftohtë. Por me kalimin e kohës, mësohen me të, duke shijuar bukuritë natyrore që fal ky vend nordik.

Holanda

Në krye të klasifikimit është Holanda, e cila vlerësohet shumë për sa i takon shëndetit mendor të fëmijëve dhe aftësive të tyre shkollore. Nëntë nga dhjetë fëmijë thonë se ndihen të lumtur dhe se bëjnë miq lehtësisht. Kjo sepse shteti u mundëson fëmijëve të marrin pjesë në kurse të ndryshme dhe aktivitete të shumta sportive apo artistike, pa asnjë pagesë. Holanda u ofron mbështetje shumë të madhe edhe prindërve, duke iu dhënë ditë të shumta pushimesh dhe ndihmë ekonomike.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al