Pas shtatë vitesh Kilian Mbappé po përgatitet të largohet nga Parisi për t’u transferuar në Madrid: këtë herë nuk ka kthesë përfundimtare, “vendimi është marrë”, sulmuesi francez ka vendosur të veshë përfundimisht fanellën e Realit kur marrëveshja e tij të përfundojë në qershor me PSG-në
Drejtuesit e klubit parisien janë të vetëdijshëm për këtë dhe, sipas asaj që raporton Le Parisien, nuk kanë mundur ta bindin yllin e tyre. Mbappè, tashmë i lidhur disa herë me Merengues (në vitin 2017 kur u largua nga Monaco dhe zgjodhi parisienët, duke refuzuar miqësinë e Real Madridit, ose përsëri dy vjet më parë kur në fund të një telenovele rraskapitëse ai zgjati kontratën me ndihmën e milionave të paguara nga Al Khelaifi) këtë herë është i bindur.
Nga tani deri në fund të sezonit ai synon të udhëheqë PSG-në drejt fitores në Champions League, pas së cilës do të fillojë një pjesë të dytë të karrierës së tij me fanellën e bardhë, Real Madrid si shenjtërimi i tij përfundimtar.