Lajmi i bujshëm i ditëve të fundit për një lëvizje të mundshme të Blendi Fevziut nga Tv Klan tek Top Channel është fashitur me vendimine gazetarit. Ai ka zgjedhur të refuzojë ofertën e Top Channel, duke vazhduar kështu transmetimin e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, aty ku transmetohet prej 20 vitesh. Oferta e Top Channel i ishte bërë prej drejtorit të këtij televizioni, Ben Blushi. Mësohet se Fevziu do të jetë në Klan për së paku edhe 5 vitet e ardhshme.








