Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që të bëhet rinumërimi i të gjitha fletëve të votimit në qarkun Fier.
Kërkesa u shtrua nga dy prej anëtarëve të këtij Komisioni dhe më pas u pranua me shumicë votash.
Fieri është qarku i dytë pas Tiranës, që do të rinumërohen votat e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Opozita nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka ngritur pretendime për një ‘masakër elektorale’ të kryer nga qeveria Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar.