• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vendimi i turpshëm i gjyqtarit të Gjirokastrës, një ditë pas regjistrimit të çështjesh vendos për zhbllokimin e biznesit me ushqime të skaduara (FOTO)

01/08/2019
Vendimi i turpshëm i gjyqtarit të Gjirokastrës, një ditë pas regjistrimit të çështjesh vendos për zhbllokimin e biznesit me ushqime të skaduara (FOTO)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ribllokuar një biznes të palicensuar në Sarandë dhe 7636 kg ushqime të skaduara, pasi Gjykata e zhbllokoi herën e parë. AKU ngre dyshime mbi vendimin dhe shpejtësinë për të hequr masën e bllokimit, por ajo u vedos sërish. 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ribllokuar një biznes të palicensuar në Sarandë dhe 7636 kg ushqime të skaduara, pasi Gjykata Administrative Gjirokastër e zhbllokoi herën e parë. AKU ngre dyshime mbi vendimin dhe shpejtësinë për të hequr masën e bllokimit, por ajo u vedos sërish. Elidon Papazisi është gjyqtari pranë Administratives së Gjirokastrës që ka dhënë vendimin për heqjen e masës së bllokimit për biznesin në Sarandë. 

Njoftimi i plote i AKU-se

Më 27 Korrik 2019, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi Median dhe Opinionin Publik mbi rezultatet e kontrollit ushqimor në një subjekt tregtar “Magazinë Ushqimore dhe Prodhim Sallami” në Sarandë. Në përfundim të kontrollit, AKU vendosi ndalimine menjëhershëm të aktivitetit të palicencuar dhe tregtimittë produkte të skaduara që nga viti 2015, bllokiminpër asgjësim të 7,636 kg produkteve ushqimore të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit dhe masën administrative gjobë në vlerën totale 3.2 milion lekë të reja.

Më datë 31 Korrik 2019, një ditë pas regjistrimit të çështjes, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër ka vendosur heqjen e bllokimit mbi aktivitetin e palicencuar (marrje mase sigurimi). Në të njejtën ditë me vendimin e Gjykatës, Zyra Përmbarimore Sarandë ka nxjerrë Urdhërin për “Masën e Sigurimit të Padisë”, me kërkesë të subjektit të konstatuar në shkelje nga AKU. Zyra e Përmbaruesit Sarandë ka prishur vulat e sigurisë të vendosura nga AKU, duke kryer zhbllokimin e produkteve nga rregjimi “Bllokim me destinacion asgjësim”, me veprime proceduriale ekstra-ligjore (pa njoftuar zyrtarisht, as mbi vendimin gjyqësor dhe as mbi veprimet proceduriale, institucionin dhe pa prezencën e përfaqësuesve të tij).

Duke vlerësuar shpejtësinë e gjykimit (Gjykata ka marrë vendim më datë 31.07.2019 për çështje të regjistruar mëdatë30.07.2019), rezulton sebrenda 24-orëve është mbyllur i gjithë procesi: që nga hedhja e shortit, gjykimi i çështjes, arsyetimi i vendimit, komunikimi i palës, përcjellja pranë Zyrës Përmbarimore dhe nxjerrja e urdhërit për marrjen e masës së sigurimit të padisë (për pezullim ekzekutimi të veprimit administrativ) nga Zyra e Përmbarimit Sarandë, veprime të cilat krijojnë dyshime të arsyeshme për një situatë anormale.

AKU e konsideron këtë vendim gjyqësor haptazi në kundërshtim me dispozitat ligjore, vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, praktikën e konsoliduar gjyqësore lidhur me marrjen e masës së sigurimit të padisë, me impakt të drejtëpërdrejtë në cënimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit – interesit publik, në një rast tejet të rëndë të shkeljes së normave mbi sigurinë ushqimore nga subjekti, duke sjellë një vendim të paprecedent lidhur me sigurinë ushqimore. Bazuar në legjislacionin në fuqi, Gjykata Administrative nuk ka juridiksion për aq kohë sa subjekti ankues nuk ka shfrytëzuar të gjithë hallkat e ankimit administrativ pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

AKU vlerëson se edhe Zyra Përmbarimore Sarandë është angazhuar në veprime dhe procedura ekstra-ligjore mbi ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, duke injoruar detyrimet që rrjedhin nga Ligji “Për shërbimin përmbarimor”, duke mos informuar AKU për veprimet proceduriale sipas nenit 32 të këtij ligji, si dhe duke kryer praktika të ndaluara (neni 33 i po këtij ligji).

Ndodhur në kushtet kur 7,636 kg produkte ushqimore të skaduara dhe të rrezikshme për konsum u çliruan nga bllokimi me këtë vendim të gjykatës të ekzekutuar nga përmbaruesi, të dy të realizuar në kohë rekord dhe ku nxjerra e tyre nga rregjimi i “bllokimit me destinacion asgjësimin” i mundësonte subjektit hedhjen e tyre në treg apo futjen në proces përpunimi për sallam duke i dhënë afat të ri skadence produkteve që prodhohen me lëndë të parë të skaduar që nga 2015, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit urdhëroi ri-inspektimin në kushtet e flagrancës për të ribllokuar produktet e skaduara duke penguar daljen e tyre në treg,duke shmangur cënimin e shëndetit të konsumatorit dhe interesit publik.

Për sa më sipër, AKU ka ezauruar të gjitha detyrimet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi dhe materialet shkresore do t’i referojëpranë organevetë tjera ligjzbatuese për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Kryesore

E reja nga Saranda paraqitet te noteri në Gjirokastër me dokument të falsifikuar, policia nis hetimet

06/12/2025
Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT
Kryesore

Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT

06/12/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Sherr për pronat në Gjirokastër, procedohet penalisht një 39-vjeçar

06/12/2025
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Vodhi një dyqan, shpallet në kërkim i riu nga Gjirokastra

06/12/2025
Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi
Kryesore

Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi

06/12/2025
E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull

06/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

BOKS/ Fitore me nokaut, Prenga shkëlqen në SHBA (VIDEO)

BOKS/ Fitore me nokaut, Kristian Prenga shkëlqen në SHBA, hedh në tapet kundërshtarin që në raundin e parë (VIDEO)

07/12/2025
Shishe plastike në gomat e makinës, truku më modern i grabitësve, ja si duhet të mbrohen shoferët

Shishe plastike në gomat e makinës, truku më modern i grabitësve, ja si duhet të mbrohen shoferët

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al