• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vështrim mbi Botëroret e Futbollit/ Edhe Gjermania tani 3 herë kampione e Botës

21/04/2026
Vështrim mbi Botëroret e Futbollit/ Edhe Gjermania tani 3 herë kampione e Botës

(ITALI, 1990)

Nga Skifter Këlliçi

Dhe përsëri, Gjermania  në finale me Argjentinën, si kaër vjet të shkuara. Ndeshja u përshkua nga gabime të gjyqtarit meksikan  Mendes, që krijoi një mjedis shumë të nderë në fushë.

Së pari ai i mohon një 11-metërsh Augentalerit, pastaj  edhe argjentinasit Dezoti; më pas dëbon Manzonin dhe në akordet e fundit të  lojës dekreton një 11-metërsh të dyshimtë  për ndërhyrje të Sensinit ndaj Fëlerit. Mateusi druhet dhe ia lë vendin Brehmes që shënon, pa iu dridhur qerpiku. 1-0 për gjermanoperendimorët. Maradona përpiqet, por më kot. Madje në 87’ një tjetër dëbim nga gjyqtari – Dezoti grindet me Fëlërin dhe e pëson. Mbyllje e e pabukur e këtij botërori, për të mos thënë e shëmtuar.

“Po të gjykojmë me gjakftohëtësi, finalja më e denjë do të kishte qenë Itali-RF Gjermane, ose një finale anglo-saksone, RF Gjermane-Angli”, – ishte në përgjithësi mendimi i specialistëve.

Axurrët zunë vendin e tretë, duke mundur Anglinë, me një fitore ngushulluese, kur kishin humbur shansin  më të mirë që në këtë botëror, që luhej në shtëpinë e tyre, të kurorëzoheshin kampionë të botës dhe të shlyenin ato dyshime që patën lindur më 1934 në ndeshjet me Spanjën  dhe Austrinë, ku, pavarësisht nga meriat e tyre, ndikoi dhe gjykimi jo shumë bindës.

Zhgënjimi i këtij botërori ishin Hollanda dhe Brazili. Dhe jo sepse u mënjamuan në $erekfinale, përkatësisht nga Argjentina dhe Anglia, por sepse paraqitën një futboll me ngjyra të holluara… akuareli.

 

Finalja

RF Gjermane-Argjentinë 1-0;

 

RFGJ –  Gjermane – Ilgner, Berthold, (72’Roiter), Brehme, Augentaler, Këhler, Buhvald, Litbarski, Mateus, Hasler, Fëler, Klinsman;

Argjentina – Goigo$ea, Ruxheri , (46’ Monzon), Sensini, Simon, Serizuela, Lorenco, Burru$aga, (54’Kalderon) ,Buzualdo, Dezoti, Maradona, Troila.

 

Gjyqtar- Mendez , (Meksikë);

 

Golshënuesi më i mirë: Skila$i, (Itali) – 6 gola

 

Për heë të parë një skuadër afrikane arriti në $erekfinale: Kameruni.Shembullin e tij,  e ndoqi Senegali, më 2002 dhe Gana më 2010…

 

Për herë të parë në fazën finalë të një botëori morën pjesë Kosta Rika, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe  Irlanda.

 

Për herë të fundit në një botëror u lejua që topin e kthyer nga shokët   me këmbë, portieri ta  prekte me duar. Në Botërorin 1994 dhe më pas këtë mund ta bënte vetëm kur ata   t’ia  përcillnin me kokë.

 

Për herë të fundit skuadra fituese e një botërori  vlerësohej me 2 pikë pikë. Në botërorët dhe veprimtaritë e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare skuadra fituese filloi të vlerësohej me 3 pikë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Historia e Hungarisë në Formula 1, pista e Hamilton e “mallkuar” për Leclerc
Sport

Historia e Hungarisë në Formula 1, pista e Hamilton e “mallkuar” për Leclerc

24/07/2026
Kryendeshja e javës premton spektakël, Partizani sfidon Vllazninë në “Arenën e Demave”
Sport

Zyrtare, Partizani përforcohet në sulm

24/07/2026
E KRYER/ Italia firmos me një legjendë, ish-trajneri i Juventusit ulet në stolin e axurrëve
Sport

E KRYER/ Italia firmos me një legjendë, ish-trajneri i Juventusit ulet në stolin e axurrëve

24/07/2026
Tirana-Vllaznia, një “klasike” e mbushur me rivalitet
Sport

AXHENDA/ Klubi njofton ndryshimin, Tirana përballet me klubin e Superligës turke

24/07/2026
Drejt duelit të shekullit, Prenga sfidon Joshuan dhe kërkon historinë
Sport

Drejt duelit të shekullit, Prenga sfidon Joshuan dhe kërkon historinë

24/07/2026
UEFA Conference League/ Dinamo City barazon në Slloveni, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”
Sport

UEFA Conference League/ Dinamo City barazon në Slloveni, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”

24/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Historia e Hungarisë në Formula 1, pista e Hamilton e “mallkuar” për Leclerc

Historia e Hungarisë në Formula 1, pista e Hamilton e “mallkuar” për Leclerc

24/07/2026
Kryendeshja e javës premton spektakël, Partizani sfidon Vllazninë në “Arenën e Demave”

Zyrtare, Partizani përforcohet në sulm

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al