• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vettingu në polici, ja si do të pastrohen uniformat blu nga krimi

08/01/2018
Vettingu në polici, ja si do të pastrohen uniformat blu nga krimi

Ministria e Brendshme ka përgatitur një projektligj për Vettingun në polici, që ndonëse është shpërndarë për mendim te grupet e interesit, po mbahet tepër konfidencial.

Top Channel ka mundur të sigurojë një kopje të projektligjit dhe relacionit shoqërues, nga i cili del qartë se policia pranon problemet e rënda që ka në radhët e saj, çka bie ndesh me pretendimet e deritanishme për punën e mirë të policisë në luftën ndaj krimit, të personifikuar nga shprehja “bravo çuna”.

Në projektligjin për Vettingun në Policinë e Shtetit dhe në gardë, policia pranon se ka probleme me korrupsionin, krimin dhe formimin e pamjaftueshëm profesional, që sjellin siguri të brishtë. Duke kopjuar afërisht ligjin për Vettingun në gjyqësor, edhe projektligji në Policinë e Shtetit mbështetet në tre komponentë, pastërtia e figurës, pasuria dhe vlerësimi profesional. “Është e vërtetë”, thuhet në relacionin shoqërues se ka mjaft policë të thjeshtë që janë proceduar për shkelje, por fare pak prej tyre janë zyrtarë të lartë të policisë që kanë patur të njëjtin fat.

Komisioni i Jashtëm i vlerësimit, Komisioni Qendror i Vlerësimit, Komisioni Vendor dhe i Posaçëm do të jenë organet e reja, që sipas projektligjit të Vettingut në polici, do të kalojnë në sitë 11 mijë efektivë të Policisë së Shtetit.

Aty përfshihen që nga zinxhiri komandues deri tek inspektoret së bashku me 1 mijë efektivë të Gardës së Republikës si edhe rreth 100 punonjësit e ashtuquajtur Policia e Policisë, pra Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Përveç tyre, Vettingut mund t’i nënshtrohen me dëshirë edhe ish-punonjësit e policisë nën moshën 55 vjeç, përfshirë edhe të shkarkuarit nga detyra, por që gjykata u ka dhënë të drejtë, duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit.

287 zyrtarët më të lartë të policisë që nga drejtori i përgjithshëm deri tek shefat e komisariateve do t’i kontrollojë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, që do të përbëhet nga 15 anëtarët , të zgjedhur nga Inspektorati i Kontrollit të Pasurive, nga bota akademike dhe avokatia.

2700 punonjës të policisë me grada të mesme dhe 115 nga garda përfshi edhe repartet speciale RENEA, FNSH dhe Forcat e Posaçme operacionale do të kontrollohen nga komisioni qendror.

Ndërkohë siç parashikohet, të gjithë efektivët e thjeshtë do të kontrollohen nga 135 anëtarë të komisioneve vendore, shumica e të cilëve do të jetë policë që do ta kalojnë të parët Vettingun nga Komisioni Qendror i Vlerësimit.

Kontrollet të cilave do t’u nënshtrohen të gjithë, janë kontrolli i pasurisë, i pastërtisë së figurës dhe vlerësimi profesional. Kontrolli i pasurisë fillon me një vetëdeklarim të efektivit dhe të familjarëve të tij.

Në projektligji shkruhet se policët duhet të deklarojnë edhe çdo pasuri të luajtshme me vlerë mbi 300 mijë lekë dhe çdo aset që e ka shitur apo tjetërsuar. Më tej, verifikimi për dosjen e pasurisë kryhet duke marrë informacion nga të gjitha institucionet. Kontrolli i pastërtisë së figurës nis përsëri me një deklaratë të vetë efektivit.

Ndërkohë që edhe në këtë Vetting do të angazhohet edhe drejtoria e sigurisë së informacionit të klasifikuar, shërbimi informativ dhe prokuroria, Interpoli dhe Europoli.

Efektivi, sipas projektligjit duhet të deklarojë deri edhe ndryshimin e vendbanimeve, ndryshimin e identitetit nëse ka.

Po ashtu, do t’i nënshtrohet edhe testit të drogës dhe varësisë nga alkooli, dhe lojërave të fatit. Një pikë e projektligjit parashikon edhe një kontroll nëse efektivi ka qenë apo jo bashkëpunëtor i ish-sigurimit te shtetit.

Një pikë në projektligj lë të hapur mundësinë e përdorimit të makinës së të vërtetës dhe testeve të tjera psikologjike nëse krijohen dyshime se efektivi nuk po thotë të vërtetën. Për kontrollin e figurës do të kontrollohet nëse efektivi ka lidhje me dijeninë e tij me njerëz të botës së krimit dhe a ka shkëmbyer apo jo dhurata e favore me ta.

Por ajo që pritet të hapë diskutime në këtë proces është barra e provës që i bie sipas projektligjit efektivit që do të verifikohet për çdo dyshim që do të hidhet ndaj tij, qoftë ai edhe i servirur nga publiku. /TCH/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

“Jemi të bashkuar, kemi uri”, Broja flet si lider: Do luftojmë për mbijetesën (VIDEO)

25/12/2025
Aktori i serialit “Friends”, Pat Finn, ndërron jetë në moshën 60-vjeçare

Aktori i serialit “Friends”, Pat Finn, ndërron jetë në moshën 60-vjeçare

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al