• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

VËZHGIMI/ Pas katër javëve të shkëlqyera, Elbasani ndalet dhe kërkon rifillim

07/10/2025
Gvozdenoviçi “diktator”, do punë dhe disiplinë tek Elbasani – Balkanweb.com – News24

Me humbjen në Shkodër, e para për këtë sezon, Elbasani ka zbritur nga vendi i parë, duke shkuar në të tretin me dy pikë diferencë ndaj Vllaznisë dhe Egnatias që i parakaluan këtë fundjavë.

Në dy sfidat e fundit elbasanasit kanë stonuar paksa me paraqitjet e tyre, fillimisht në barazimin ndaj Teutës dhe më pas humbjen me Vllazninë. Duket se humbi disi ai shkëlqimi i katër javëve të para, por gjithsesi në momentin kur skuadra kishte nevojë për një pauzë të shkurtër që të rimarrë veten, i vjen në ndihmë edhe kalendari, për shkak të pushimit si pasojë e ndeshjeve të Kombëtares.

STARTI – Thuhet shpesh se starti i një kampionati është gjithnjë i rëndësishëm, sepse jep idenë edhe të skuadrave që do të pretendojnë këtë edicion të jenë në rangjet e larta të tabelës. “Panorama Sport” i ka bërë një vëzhgim startit të Elbasanit në gjashtë javët e para, duke krahasuar vetëm dy sezonet e fundit, ku morën pjesë në Superiore dhe në të Parën.

Në start, kanë qenë tre trajnerë të ndryshëm, fillimisht me Nevil Deden, më pas Roberto Bordin dhe së fundmi Ivan Gvozdenoviç. Bie në sy se nisja ka qenë deri-diku pozitive, me verdheblutë që i kanë treguar që në fillim ambiciet e tyre. Kështu, në sezonin 2023-2024 kur ishin pjesë e së Parës, pas gjashtë javësh, elbasanasit koleksiononin 13-të pikë dhe mbanin vendin e dytë në renditje. Në fund të atij sezoni u arritën objektivat, sepse verdheblutë u ngjitën në elitë dhe për më tepër si kampionë.

Në vitin e parë në Superiore, pas gjashtë javësh, elbasanasit patën grumbulluar nëntë pikë dhe mbanin vendin e tretë në renditje. Një start pozitiv, por gabimet rrugës bënë që të mos ishte pjesë e “Final 4”, duke humbur terren që gjithsesi e rifituan në javët e fundit, por nuk e kapën shansin e katërshes me humbjen në finish ndaj Partizanit. E tillë është edhe nisja e këtij sezoni, me Gvozdenoviç që ka marrë dy pikë më pak sesa Dede dhe dy më shumë sesa Bordin. 11-të pikë në gjashtë javë dhe vendi i tretë, e pozicionojnë në një vend të favorshëm, edhe pse kanë pasur mundësinë të ishin më mirë në renditje.

Starti është shpesh ogur i mirë për të arritur objektivat, ndaj mbetet për t’u parë nëse elbasanasit do të dijnë ta mbajnë këtë pozicion dhe këtë ritëm deri në fund apo do të bëjnë gabime rrugës si ai i një viti më parë. Pas disa sfidave të vështira, ekipi ka mundësinë të përdorë pauzën si moment reflektimi, për të përmirësuar dobësitë në mbrojtje dhe sulm.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Maignan bën “djallin” ndaj Bournemouth, Milan bie keq në Angli, Amorim: Kartoni i kuq shkatërroi gjithçka (VIDEO)
Sport

Maignan bën “djallin” ndaj Bournemouth, Milan bie keq në Angli, Amorim: Kartoni i kuq shkatërroi gjithçka (VIDEO)

23/10/2026

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth
Sport

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth

22/10/2026
Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)
Sport

Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

22/10/2026
Nations League, dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael
Sport

Nations League, dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael

22/10/2026
Van Gaal në sulm, del kundër formatit të ri të Champions: UEFA mendon vetëm për paratë
Sport

Van Gaal në sulm, del kundër formatit të ri të Champions: UEFA mendon vetëm për paratë

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Maignan bën “djallin” ndaj Bournemouth, Milan bie keq në Angli, Amorim: Kartoni i kuq shkatërroi gjithçka (VIDEO)

Maignan bën “djallin” ndaj Bournemouth, Milan bie keq në Angli, Amorim: Kartoni i kuq shkatërroi gjithçka (VIDEO)

23/10/2026
Maignan bën “djallin” ndaj Bournemouth, Milan bie keq në Angli, Amorim: Kartoni i kuq shkatërroi gjithçka (VIDEO)

Maignan bën “djallin” ndaj Bournemouth, Milan bie keq në Angli, Amorim: Kartoni i kuq shkatërroi gjithçka (VIDEO)

23/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al