• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vidal tek Interi me tatuazhin e Juves në lëkurë

26/09/2020
Vidal tek Interi me tatuazhin e Juves në lëkurë

Ekziston një rregull i pashkruar, i cili është bërë i shkruar në rrjetet sociale vitet e fundit. Kur një lojtar kalon te një rival, edhe pse jo drejtpërdrejt, ai automatikisht bëhet tradhtar. Disa e thonë këtë, por jo të gjithë. Arturo Vidal “kaloi ylberin”, fjala vjen, duke firmosur me Interin, pavarësisht të shkuarës me Juventusin. Fundja, ndoqi shembullin e Antonio Conte. Me rëndësi është se nuk pati një transferim direkt Torino-Milano.
Mesfushori kilian ka në mendje, pa dyshim, akoma kujtime nga “flaka” e tij e vjetër. Dhe kjo është ngulitur fjalë për fjalë në trupin e tij, përgjithmonë. Sa e dukshme është? Shumë. A e dini se vidal ka një tatuazh kushtuar bardhezinjve dhe tani po luan me zikaltrit? Ah, po, kjo është një histori tjetër. Atëherë, çfarë po bën në “San Siro”? Epo, ky është futbolli. Mund të shkosh edhe përtej ngjyrave në lëkurën tuaj.
Të dyja tifozëritë, të Juventusit dhe Interit, duket se bien dakord, ky tatuazh është e pamundur të kontestohet. Natyrisht, tifozëve zikaltër nuk iu pëlqen fakti që një lojtar i tyre ka një tatuazh në bicepin e djathtë si kujtim i viteve të tij te Juventusi. Por, le të jemi të qartë, futbolli profesionist është i tillë. Për tifozët e Juventusit nuk shkon keq që ish-idhujt, si Conte, Asamoah dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë zgjedhur anën tjetër të “Derby d’Italia”. Kjo është jeta, futbolli, ndërthurja e tyre. Rrugëtimi i Vidal nga “Zonja e Vjetër” te zikaltrit ka stacione të tjera në mes, si Barcelona dhe Bayern Munich.
“Unë bëra tatuazh për dy titujt që fitova me Juventusin, sepse Italia hyri në zemrën time, si ky klub”, – shpjegon kiliani. Ai kishte në zemër Juventusin dhe nuk e mohon këtë. Gjithmonë do ta ketë në zemër klubin bardhezi, sepse atje u bë burrë, një futbollist me magjepsje të parezistueshme për lojtarët e mëdhenj, një djalë i keq me një buzëqeshje magjike, një golashënues i urryer shumicën e kohës. Ai e kuptoi që mund të ishte i shkëlqyeshëm te Juventusi, e kuptoi se aty mund të evoluonte fizikisht, gjithashtu.
“Kam filluar të bëj tatuazhe në Itali dhe tani jam mbi 30 vjeç. Sidoqoftë, kam një zonë të rezervuar në bark për Ligën e Kampionëve”, – shpjegon më tej Vidal. Një kampion me Juventusin, që preku vetëm finalen e Champions-it kundër Barcelonës, e njëjta skuadër ku shkoi më vonë, por përjetoi zhgënjim të madh europian. Pak a shumë në nivelin e Bayern Munich. Tani Interi, skuadra e fundit italiane, me të cilën synon të arrijë “çatinë” e Europës, me një biceps të tatuazhuar, që mban tri yjet e kampionateve të Juventusit. Dy tituj me “Zonjën e Vjetër”, tani larg zemrës, por afër tij.
Tatuazhi mbetet te Vidal, i cili ka Interin në sy dhe mendje tashmë, por kurrë nuk do ta harrojë Juventusin. Trofetë, vendet, fotot, kujtimet do të jenë aty përgjithmonë. Sepse i ka ato yje në lëkurën e tij. Të kaluara, por kurrë të harruara. Ai tashmë do të shikojë fanellën që ka veshur dhe jo bicepsin. Nuk ka konflikt interesi….

Related Posts

Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid
Sport

Nations League, Franca humbet Mbappe

11/11/2026
Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet
Sport

Shqipëria gati për Finlandën, formacioni i mundshëm

11/11/2026
Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë
Sport

Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

11/11/2026
I prishi punë Shqipërisë me yllin e të ardhmes, trajneri pranon ofertën e klubit të njohur dhe lë ekipin kombëtar me klauzolë të çmendur – Balkanweb.com – News24
Sport

I prishi punë Shqipërisë me yllin e të ardhmes, trajneri pranon ofertën e klubit të njohur dhe lë ekipin kombëtar me klauzolë të çmendur – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
E rëndë në futbollin francez, Wanis Honsor ndërron jetë gjatë stërvitjes
Sport

E rëndë në futbollin francez, Wanis Honsor ndërron jetë gjatë stërvitjes

11/11/2026
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballet me Luksemburgun
Sport

FOTO/ Shfaqet parashikimi i superkompjuterit të OPTA, situatë e pazakontë për Shqipërinë ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

11/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al