• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

VIDEO +16/ Dalin pamjet e masakrës së dy të rinjve. Djali vret studenten dhe më më pas qëllon veten

21/01/2018
VIDEO +16/ Dalin pamjet e masakrës së dy të rinjve. Djali vret studenten dhe më më pas qëllon veten

Dalin pamjet e vrasjes së ndodhur pak orë më parë në afërsi të derës së Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ku i riu Aldison Belulaj qëlloi për vdekje 21 vjeçaren Ariela Murati, pasi kjo e fundit refuzoi kërkesën e 23 vjeçarit për t’u lidhur. Ngjarja ka tronditur opinionin publik pasi fjala është për dy qytetarë fare të rinj dhe për një veprim që kapërcen ekstremet e natyrës njerëzore. 23 vjeçari pasi ka qëlluar me armë të tipit pistoletë vajzën e re, në kushtet e goditjes psikologjike ka qëlluar më pas edhe veten.

Ariela Murati humbi jetën në spital ndërsa i riu është ende gjallë, edhe pse në gjëndje kritike për jetën. Më poshtë mund të shikoni videon e bërë pak momente pas të shtënave, ku Aldison Belulaj qëndron i shtrirë në tokë dhe i gjakosur. Pamjet janë publikuar nga SOSnews. Kujdes, pasi janë filmime të rënda.

Njoftimi i policisë: Rreth ores 14.52, ka ardhur nje telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rende ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e provës materiale një arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja. Po vijon puna për zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë ndodh pas largimit të Prodës. Si do të zgjidhet drejtori i ri

Çfarë ndodh pas largimit të Prodës. Si do të zgjidhet drejtori i ri

02/03/2026
Nuk u pagoi mbi 20 mijë euro rroga punonjëseve në parukeri, pranga biznesmenit të njohur

Nuk u pagoi mbi 20 mijë euro rroga punonjëseve në parukeri, pranga biznesmenit të njohur

02/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al