Bayern fitoi 1-2 ndaj Real Madrid, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Sfida në pjesën e parë në Madrid u luajt me ritëm të lartë, fillimisht Upamecano gaboi nga fare pranë, ndërsa më pas Mbappe dhe Vinicius dështuan të shënonin përballë Neuer. Pjesa e parë do mbyllej me gol të gjermanëve, do ishte Diaz që do ndizte festën mysafire. Në fillimin e pjesës së dytë, Kane dyfishoi shifrat.
Los Blancos u futën në lojë me golin e Mbappe. Rezultati mbeti i njëjtë më pas deri në fund, me Bayern që merr një sukses të rëndësishëm në ndeshjen e parë dhe pret me qetësi aktin e dytë. Në takimin tjetër, Arsenal mundi 0-1 Sportingun.









