Disa orë pas arrestimit, Policia ka vendosur të japë detaje lidhur me aksionin që çoi në prangosjen e drejtuesit të Audit të blinduar që rreth dy javë më parë, përplasi makinën e zv/drejtorit të Policisë Elbasan, Gjergj Oshafi.
Enea Bekteshi u arrestua në banesën e kunatit të tij në Cërrik, pas një urdhri-ndalimi të Prokurorisë. Në pranga, është vënë edhe kunati i tij për armëmbajtje pa leje, Aleks Pupuleku, pasi në banesë iu gjet një bajonetë nga efektivët. Bekteshit iu gjet me vete një sasi e vogël kanabisi.









