Mbrëmjen e sotme mësohet se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Selitë. Sipas informacioneve paraparake mësohet se ka një person të plagosur nga të shtënat. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para hetimore. I plagosur ka mbetur shtetasi Zamir Kalemi, 35-vjeç.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Zamir Kalemi, rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.