Ernest Muçi luajti titullar në fitoren 0-1 të Trabzonspor ndaj Eyupspor, në ndeshjen e kampionatit turk.Sulmuesi i kombëtares, Ernest Muçi, mori një goditje në minutën e 64-të, duke u shtrirë kështu në fushë për pak çaste.
Muçi la të kuptohet se ishte në gjendje për të vijuar takimin, ndërsa për më shumë rreth goditjes së marrë, do të mësohet në analizat që do bëhen në ditët në vijim.
Për t’u theksuar fakti se 24-vjeçari është në formë dhe mbetet një nga alternativat e Sylvinhos për ndeshjen jetike me Poloninë. Muçi ka realizuar 10 gola me Trabzonspor.









