Vedat Muriqi protagonist. Sulmuesi dardan ka shënuar me Majorkën, në ndeshjen ndaj Valekanos. Muriqi u tregua i saktë me kokë, pas një krosimi të Latos, duke mposhtur portierin kundërshtar.
Ai po zhvillon një sezon fantastik në La Liga, ku në 18 ndeshje, ka shënuar 11 gola. Në këtë edicion, 31-vjeçari i ka luajtur shumicën e sfidave si titullar, duke dhënë një kontribut të çmuar në arritjen e rezultateve të rëndësishme.
Muriqi luan te Majorka që në vitin 2021, periudhë në të cilën u transferua nga Lazio.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









