Një aksident i frikshëm ka ndodhur në rrugën nacionale drejt Tepelenës, pranë fshatit Krahës. Sic shihet nga pamjet që sjell Argjirolajm.net, një automjet është përmbysur në rrugë. Fatmirësisht raportohet se ka vetëm dëme materiale dhe pak lëndime të peronat që udhëtonin me automjetin e përmbysur. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se përmbysja ka ndodhur pasi shoferi humbi kontrollin. ©argjiroja.net