Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock është përlotur gjatë një interviste televizive kur shihte momentet që gruaja e parë në Britani dhe botë, po merrte vaksinën kundër Covid-19 të kompanisë Pfizer/BioNTech.
Ai me lot në sy tha: ‘kjo të bën kaq krenar të jesh britanik’.
Sipas tij, kjo e sotmja shënon fillimin e ‘fushatës më të madhe të vaksinave në historinë e Mbretërisë së Bashkuar’.
Hancock tha se ai shpreson që banorët e shtëpive të kujdesit të fillojnë të vaksinohen para Krishtlindjeve dhe i bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të kenë kujdes edhe të respektojnë masat per te frenuar përhapjen e Covid-19.
Health Secretary Matt Hancock becomes emotional hearing the words of the first man in the world to receive the vaccine, William Shakespeare.
He tearily says ‘it makes you so proud to be British’.@piersmorgan| @susannareid100
Watch the full interview👉https://t.co/fzcHkA6S4k pic.twitter.com/IxzfZ3GAVs
— Good Morning Britain (@GMB) December 8, 2020









