Dy vjedhje gjatë natës së kaluar janë regjistruar në Sarandë. Në fshatin Aliko mësohet se është vjedhur me thyerje banesa e një 50-vjecareje. Hajdutët kanë arritur të marrin nga shtëpia disa bizhuteri dhe një sasi lekësh. Policia e Sarandës thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Një tjetër vjedhje ka ndodhur në qytetin e Sarandës, në lagjen Nr. 1. Mësohet se është vjedhur me thyerje banesa e një 67-vjecareje, banuese në Kosovë. Hajdutët kanë arritur të marrin nga banesa vetëm një televizor. Edhe për këtë rast policia e Sarandës thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.