• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vikinguri në aktivitet, po te Vllaznia nuk frikësohen

22/07/2025
Vikinguri në aktivitet, po te Vllaznia nuk frikësohen

Ashtu siç ishte Daugavpils, që ishte në aktivitetin e zakonshëm të kampionatit edhe kundërshtari i radhës i Vllaznisë, Vikingur po zhvillon ndeshjet e sezonit 2025-26 në Islandë.

Rivalët e së enjtes për Vllazninë kanë luajtur në fundjavë ndeshjet e javës së 15-të të elitës së futbollit islandez. Ku përballë kishin Valur, një tjetër njohje të shkodranëve që nga sezoni i kaluar në Conference League. Kështu Vikingur u mposht në shtëpi nga Valur me rezultatin 1-2. Ishin miqtë që kalonin në avantazh me Skoglund, rrjetë që do të arrihej dhe barazohej nga Agnarsson. E gjithçka do të vendoste me golin e tij Pedersen në minutat e fundit të ndeshjes, për t’i dhuruar 3 pikë shumë të rëndësishme ekipit të Valur.

Me këtë fitore tashmë janë 3 ekipe në kuotën e 30 pikëve në Islandë pas zhvillimit të 15 javëve të kampionatit. Me emra të njohur për skuadrat shqiptare, si: Valur, Vikingur dhe Breidablik që duket se do të luftojnë fort këtë edicion për titullin kampion në Islandë. Pas 15 javësh, Vikingur ka shënuar 27 gola në kampionat, duke pasur sulmin e dytë më të mirë në ligë. E ndërsa ka pësuar 16 të tillë, duke qenë po ashtu mbrojtja e dytë më e mirë e kampionatit.

Statistika dhe shifra që patjetër nuk nënvlerësohen aspak nga Vllaznia, me shkodranët që do të përpiqen të marrin masat në maksimum ndaj ishullorëve dhe pse jo për të tentuar një kalim në turin e tretë të Conference League. Kjo do të ishte historike për shkodranët, të cilët gjatë gjithë historisë së tyre nuk kanë shkuar më larg se turi i dytë i kualifikueseve në kompeticionet europiane.


Related Posts

E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares
Sport

Klubit të Serisë A i dëmtohet kapiteni, nisin bisedimet me mesfushorin e Kombëtares shqiptare

20/08/2026
Dinamos i duhet mrekulli ndaj Astanës, Ilir Daja flet nga Kazakistani: Më e bukur kur është e vështirë
Sport

Kemi ide të qartë loje, na pret mision i vështirë – Balkanweb.com – News24

20/08/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat
Sport

Vllaznia ka 25 vite pa titull! Shpresoj – Balkanweb.com – News24

20/08/2026
Sport

Përballen ndaj Egnatias, tekniku i Lillestrom: Kundërshtar i fortë, por jemi gati

20/08/2026
U largua nga Partizani para Europës, ish-lojtari i të kuqve kalon testet mjekësore në ekipin e ri
Sport

Një alternativë më pak për Bratu në startin e sezonit, mesfushori i Partizanit kryen operacion pas dëmtimit – Balkanweb.com – News24

20/08/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi
Sport

Starti pozitiv i sezonit të ri, objektivi i vetëm i Vllaznisë është fitorja ndaj Skënderbeut – Balkanweb.com – News24

20/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares

Klubit të Serisë A i dëmtohet kapiteni, nisin bisedimet me mesfushorin e Kombëtares shqiptare

20/08/2026
Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan

Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan

20/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al