• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vitin tjetër rikthehet gjuetia, por me rregulla të reja

19/12/2024
Vitin tjetër rikthehet gjuetia, por me rregulla të reja

Pas përfundimit të moratoriumit në gusht të vitit 2025, në Shqipëri do të lejohet gjuetia. Ministria e Turizmit dhe mjedisit ka përgatitur një projektligj për të rregulluar këtë aktivitet dhe për ta lejuar atë vetëm në zona të caktuara.

“Gjuetia në Republikën e Shqipërisë do të bëhet në zona të gjuetisë dhe nuk do të lejohet në asnjë zonë tjetër përveç atyre zonave të përcaktuara me VKM. Nuk do të lejohet gjuetia në zonat e mbrojtura, zona që janë pranë qendrave të banimit. Por do të jenë zona të dedikuara sipas kritereve të caktuara. Është një listë me kafshët në rrezik që mirëmbahet dhe përditësohet. Për këto specie që janë në listën e kuqe nuk do të lejohet gjuetia. Kemi të përcaktuar edhe mbrojtjen e shqiponjës, është e ndaluar që të gjuhet”, tha Sofjan Jaupaj, zv.ministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Gjuetarë do të jenë si fillim vetëm shtetasit shqiptarë, ata që kanë mbushur moshën 25 vjeç, që kanë armë me leje dhe që janë të pajisur me leje gjuetie.

“Nuk lejojmë gjuetinë për të huajt kjo edhe sepse problematikat e hasura para moratorioumit lidheshin me shtetas të huaj që vinin në Shqipëri me armë të gabuara dhe kryenin gjueti të paligjshme, duke sjellë rrëzim të biodiversitetit dhe faunës së egër. Duke qenë se ka kaluar 10 vite, ne gjykojmë që kjo do të ndodhë hap pas hapi. Do ta nisim me shtetasit shqiptarë që kanë armë me leje, që nuk janë të dënuar dhe plotësojnë disa kritere që do t’i përcaktojmë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme”, shtoi zv.ministri.

Në rastet kur në zona të ndaluar gjuhen kafshë që nuk janë pjesë e listës apo kur mungon leja e gjuetisë gjobat janë të majme dhe variojnë nga 500 mijë lekë në 1 milion e 300 mijë lekë./Vizion Plus

Related Posts

Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

E rëndë në Gjirokastër, bie nga kati i dytë i një banese ku po kryente punime, humb jetën 64-vjeçari

05/10/2026
“Komplot i koordinuar”, Aeroporti i Vlorës, reagon Pacolli: Nuk jam gati për lëshime për atë që është e imja
Kryesore

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

05/10/2026
Shkrihen 16 bashki/ Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj votojnë kundër hartës së re territoriale
Kryesore

Shkrihen 16 bashki/ Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj votojnë kundër hartës së re territoriale

05/10/2026
Kryesore

Aksident i rëndë në Greqi, dy shqiptarë humbin jetën (Emrat)

05/10/2026
Aksident në Ksamil, plagoset i riu (Emri)
Kryesore

Aksident në Ksamil, plagoset i riu (Emri)

05/10/2026
Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet
Kryesore

Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori

E rëndë në Gjirokastër, bie nga kati i dytë i një banese ku po kryente punime, humb jetën 64-vjeçari

05/10/2026
E humbëm fitoren, në nëntor japim maksimumin – Balkanweb.com – News24

U kthye me gol, Asllani: E humbëm fitoren, në nëntor japim maksimumin

05/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al