• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vizita në Gjirokastër, Rama duhet të ndalë sulmet ndaj Lazaratit. Fshati s’mund të përdoret si gjethe fiku për të mbuluar kanabizimin e Shqipërisë

24/02/2019
Vizita në Gjirokastër, Rama duhet të ndalë sulmet ndaj Lazaratit. Fshati s’mund të përdoret si gjethe fiku për të mbuluar kanabizimin e Shqipërisë

Përtej entuziasmit të socialistëve, vizita dy ditore e Edi Ramës në qarkun Gjirokastër la edhe një shije të keqe. Për të sulmuar opozitën dhe modelin e saj të qeverisjes, Rama tregoi sërish Lazaratin si ‘karikaturë’ të PD-së. E përmendi dje në Gjirokastër, e përmendi edhe në Përmet. Në Lazarat vërtet kultivohej kanabis sepse kjo ishte politikë e PD-së, por ajo që ndodhi më pas në të gjithë Shqipërinë nuk mundet që Edi Rama ta mbulojë me fenomenin e Lazaratit.

Pas vitit 2014 Shqipëria u kanabizua e gjitha, u bë një Lazarat i madh dhe natyrisht që kjo ishte përgjegjësi e qeverisë së Edi Ramës. Pas 6 vitesh qeverisje të përdorësh ende Lazaratin si gjethe fiku për të mbuluar dështimet e tua në drejtim të luftës kundër kanabisit, apo për të sulmuar opozitën, kjo është e papranueshme. Lazarati nuk mund të tregohet ende si dele e zezë nga Edi Rama.

Fshati që ka mungesë investimesh dhe është zbrazur si kurrë më parë, nuk e ka hak stigmatizimin që Kryeministri i bën nëpër takime. Kjo qasje e tij ndaj Lazaratit është tërësisht e gabuar dhe sigurisht nuk i shërben as bashkëjetesës këtu në Gjirokastër. Lazaratasit janë shqiptarë dhe s’mund të ketë as gjyq publik as fajësim kolektiv për kanabisin.

Pavarësisht se Edi Rama e di se s’mund të marrë vota në Lazarat, kjo nuk i jep  të drejtë atij të etiketojë fshatin si simbolin e kanabisit. Ky simbol ka rënë që në momentin kur Lazarat u bë e gjithë Shqipëria. Sot ai fshat ka nevojë për investime dhe një qasje tjetër të qeverisë. Kjo që po bën Edi Rama është gati në kufijtë e racizmit  dhe duhet dënuar me forcë.

©argjiroja.net 

Related Posts

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba
Kryesore

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

23/07/2026
Drama e emigrantit shqiptar me nusen: I dashur, unë do të bëhem burrë!
Kryesore

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

23/07/2026
Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë
Kryesore

Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë

23/07/2026
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Conference League/ Dinamo City barazon në Slloveni, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”

UEFA Conference League/ Dinamo City barazon në Slloveni, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”

24/07/2026
Dukagjini mundet nga Lugano, kualifikimi mbetet i hapur

Dukagjini mundet nga Lugano, kualifikimi mbetet i hapur

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al