Krahas ndalimit të Armand Mamanit dhe arrestimit të Violeta Bahollit, për vjedhjen e energjisë elektrike, policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasen Eli Xhulati.
Kjo e fundit është kushërira e parë e ish-drejtorit Mamani. Xhulati dhe Baholli kryenin një aktivitet tregtar në një objekt dykatësh në Pazarin e Gjirokastrës.
Me lejen e Mamanit, ato vidhnin energjinë elektrike përmes një kabëlli që dilte nga zyrat e Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social.
Vjedhja është zbuluar fillimisht nga drejtoresha e re e këtij institucioni, Irena Karagjozi, e cila më pas ka njoftuar policinë për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale.
©argjiroja.net